Çiklizëm / Rrethi i 72-të ngre siparin e përvjetorit të 90-të të tij

Share Button

Ciklizem-Rrethi--i-72-logo

Gjergj Vyshka 01.10.2015 10:00

Në ceremoninë e hapjes së Rrethit të 72-të çiklistik të Shqipërisë përveç presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alfred Tahiraj, kanë qenë të pranishëm dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello.
Jo vetëm kaq, por ka qenë i pranishëm dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, përgjegjësi i sportit elitar Arjan Konomi dhe përgjegjësja e sportit në shkolla Elvira Baze. E mandej edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ndriçim Spahiu, së bashku me zëvendëspresidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndoc Çokaj.
Të gjithë e kanë përshëndetur Rrethin dhe i kanë uruar suksese. “Për ne është eveniment që ky i yni është rrethet më të vjetra në Evropë, – ka përfunduar Anxhaku. – Jo pak, por 90 vjet, ndërsa fituesi i parë është Jonuz Gjylbegu. Siç e shihni dhe nga gara e parë ka shumë konkurrencë dhe besoj se e tillë do të jetë edhe deri në fund.”
“S’më mbetet gjë tjetër vetëm t’i uroj suksese të gjithëve në këtë Rreth çiklistik”, ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët kuqezi, ndërsa sot vijohet me etapën e dytë, Tirana-Shkodër, e gjatë 94.3 km, e cila e ka nisjen në ora 10:00, nga Qafa e Kasharit drejt Veriut.

 

Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Rezultatet teknike të etapës së parë (prologut)

 

Rreth rrotullimi TEG – kthim tek Qendra Kristal
(Tiranë – 12.6 kilometra)

1) Besmir Banushi (Apolonia) 14’29”
2) Ylber Sefa (Kosova) 14’59”
3) Marko Stankoviç (Novi Pazar) 15’04”

 

Etapat e Rrethi të 72-të Çiklistik të Shqipërisë

Sot Tiranë – Shkodër 94.3 km
2 tetor Shkodër – Burrel 98.3 km
3 tetor Burrel – Durrës 122 km
4 tetor Durrës – Vlorë 118 km
5 tetor Vlorë – Përmet 118 km
6 tetor Përmet – Fier 125 km

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh