Gjergj Vyshka 19.05.2016 20:25
Rrethi i Shqipërisë është veprimtaria më e rëndësishme e çiklizmit shqiptar, që edhe për shkak të Kampionatit Ballkanik, i cili do të zhvillohet nga data 1, deri më 3 korrik 2016 në Elbasan, do të zhvillohet nga data 14, deri më 19 qershor.
“Më 14 qershor, – sqaron Tahiraj, – në ora 15:00 në rrethrrotullimin e TEG-ut do të zhvillohet gara e kronometrit, ndërsa Rrethi i Shqipërisë do të jetë për moshën e Nën-23-vjeçarëve & Elitës.”
“Ndërkohë po atë ditë në ora 19:00 në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet dhe prezantimi i skuadrave pjesëmarrëse”, – shtoi ai. Sipas Tahirajt, përveç ekipeve shqiptare, do të marrin pjesë ekipe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku Novi-Pazari.
Më 15 qershor 2016 nga Tirana do të shkohet në Shkodër. Më 16 qershor 2016, Shkodër-Ulzë-Burrel, ndërsa më 17 qershor 2016, etapa Burrel-Rrëshen-Durrës. Më 18 qershor Durrës-Pogradec.
Dhe Rrethi i Shqipërisë përfundon më 19 maj me Pogradec-Tiranë në Qaf-Kërrabë pikërisht në kilometrin e 29-të, atje ku ndahet Tirana me Elbasanin. Kjo është veprimtaria më e rëndësishme për çiklizmin shqiptar.