Gjergj Vyshka 08.12.2015 16:10
Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me koordinatorin e “Mountain bike” në Shqipëri, Arionel Lamen, ka bërë më 28 nëntor 2015 promovimin e kësaj disipline të këtij sporti në vend.
Me praninë e presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, dhe drejtorit të sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka nisur dhe gara në Malin e Dajtit.
Në të kanë marrë pjesë 45 çiklistë, ndërsa gara ka qenë e gjatë 320 metra e zhvilluar në një terren malor e kodrinor. Por tashmë “Mountain bike” do të ketë edhe një garë tjetër, sepse është disiplinë që njihet dhe nga Federata Botërore dhe ajo Evropiane e Çiklizmit.