Çiklizëm / Partizani, ekipi i parë për femra, 5 vajza nisin stërvitjen

Share Button

Gjergj Vyshka 17.02.2017 12:05

Partizani me trajner Agron Kasapin është ekipi i parë që ka ngritur çiklizmin e femrave. Janë 5 vajza, të cilat prej javësh e muajsh kanë nisur stërvitjen, ndërsa Federata Shqiptare e Çiklizmit i ka pajisur me biçikleta të reja të firmës “Drag”. E çiklistet që kanë pranuar ta nisin këtë sport janë Ediola Liskëndaj, Keti Fetishi, Jona Rizvanolli, Eda Ymeraj.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, tregon se thirrja për krijimin e skuadrave të femrave u është bërë të gjithë anëtarëve të këtij komuniteti. “Në Korçë pranë ekipit të Skënderbeut është një vajzë që ushtron çiklizmin, – ka zbuluar nr. 2 i organizmit që qeveris dyrrotakët. – Po kështu në Elbasan e në Durrës, në Shkodër ka vështirësi.”

“Por e rëndësishme është se po e fusim në binarë, sepse është dhe kërkesë e ndërkombëtarëve për ngritjen e çiklizmit për femra në vendin tonë, – ka shtuar Tahiraj. -Shpresojmë që një gjë të tillë ta bëjë dhe Tirana.” Ndërkohë trajneri Kasapi ka treguar se është biseduar dhe shefin e klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, i cili ka premtuar mbështetjen.

“Është hera e parë dhe për ne është e rëndësishme që jemi nismëtarët e krijimit të ekipit të femrave në çiklizëm. Shpresojmë që kjo gjë të këtë vazhdimësi”, – thotë trajneri i Partizanit, Kasapi, kurse shumë shpejt do të ketë dhe veprimtari për çiklizmin e femrave në Shqipëri. Ndërkohë që lajmi më i mirë për çiklizmin shqiptar është futja e Rrethit të Shqipërisë në garat e Federatës Botërore të kësaj disipline.

Që do të thotë se do të ketë pjesëmarrje të ekipeve me emër në çiklizmin botëror, ndërsa përgatitjet për një veprimtari të tillë kanë nisur që tani. Por krijimi i Partizanit në çiklizëm për femra përbën lajmin më të mirë për shtrirjen e këtij sporti në të gjitha nivelet në vendin tonë. Një gjë që do të ndihmojë zhvillimin dhe vazhdimësinë e tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh