AlbanianSport.com 30.09.2015 18:00
Besmir Banushi është fitues i garës së prologut me itinerar cirkuitin TEG-“Kristal Center” e kthim, që ka qenë edhe nisja e Rrethit të 72-të Çiklistit të Shqipërisë. Çiklisti i Apolonisë ka dhënë kohën më të mirë, duke lënë pas Ylber Sefën e Kosovës dhe serbin Marko Stankoviç.
Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë ka nisur me garën e prologut, një xhiro cirkuit TEG-“Kristal Center” e kthim. Fitues i kësaj gare ishte Besmir Banushi i Apolonisë, i cili dha kohën 14’29”. Në vendin e dytë u rendit Ylber Sefa i Kosovës dhe në të tretin, serbi Marko Stankoviç.
Në këtë veprimtari marrin pjesë 40 çiklistë që përfaqësojnë 11 ekipe nga vendi ynë, Apolonia, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Burreli, Pogradeci e Tirana dhe vendet fqinje Kosova, Novi Pazar i Serbisë dhe Maqedonia. Sipas itinerarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, turneu do të shkojë në më pas në Shkodër.
Rrethi i 72-të do të vijojë në Burrel, Durrës, Vlorë, Përmet dhe në fund në Fier ku do të bëhet mbyllja e kësaj veprimtarie. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Rrethit të 72-të Çiklistik ishin Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani.