Gjergj Vyshka 31.05.2016 11:15
Flet fituesi i Xhiros së Italisë 2016: “Kisha dy objektiva, njërin e arrita, tanimë kërkoj që të jem i tillë edhe në Lojërat Olimpike, një garë tjetër e vështirë. Në Turin e Francës do të kërkojë të ndihmojë Arun”. Kështu do ta niste deklaratën e tij trajneri i kombëtares së çiklizmit të Italisë, Davide Kasani, pas fitores së Vinçenco Nibalit në Xhiron e Italisë, që përfundoi të dielën në Torino.
“Jam i surprizuar nga Nibali, – ka vijuar ai. – Mendoja që Xhiro e tij ndoshta ishte e kompleksuar. Dy ditët e fundit, e premtja dhe e shtuna, kanë qenë thjeshtësisht fantastike. Në 5 kilometrat e fundit në Lombardi kemi parë esencën e çiklizmit. Ka qenë një Xhiro fantastike dhe unë si trajner jam shumë i kënaqur nga Nibali, sepse është ai që më duhet për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.”
Ky është gjykimi i Davide Kasanit, i cili vazhdon: “Prania e tij në Turin e Francës nuk rrezikon që të arrijë i stërmunduar apo i lodhur në Rio. Gjëja më e mirë është pjesëmarrja e tij pa qenë në renditje, sepse duke u stërvitur dhe do të kërkojë të ndihmojë Arun.”