Gjergj Vyshka 13.05.2016 11:15
Eugert Zhupa i ka çuditur të gjithë me atë shkëputje që ka bërë dje në etapën e 6-të të Xhiros së Italisë, e cila ka qenë e gjatë 157 kilometra nga Ponte në Rokaraso. Pikërisht për 150 kilometra, së bashku me rusin Golobnev dhe italianin Bisolti, ka kryesuar etapën, ndërsa kanë pasur një shkëputje nga grupi i madh i ndjekësve prej 8 minutash. Por vetëm 3 kilometra nga finishi është kapur nga ndjekësit, ndërsa belgu Tim Velens fiton etapën e parë të Xhiros në ngjitje, ndërsa është shkëputur 17 km larg finishit në Rokaraso.
Zhupa ka mrekulluar italianët, por dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, sepse ka bërë një nga paraqitjet e tij më të mira. Ai ka fituar 12 pikë dje, ndërsa në finish ka ardhur në vendin e 69-të, kurse në renditjen e përgjithshme është ngjitur 26 vende, duke u klasifikuar në vendin e 79-të. Belgu merr suksesin e tij pasi kishte fituar Çmimin e Madh në Boka dela Selva, që ishte një tjetër ngjitje e kësaj etape të 6-të të Xhiros së Italisë. Dhe pikërisht në këtë ngjitje ai ka arritur të stakojë të shkëputurit e ditës, mes së cilëve dhe Eugert Zhupa.
Jakob Fuglsang parakalon Zakarin dhe Dumulin në shpërthim e sipër dhe arrin në vendin e dytë. Holandezi vazhdon të konservojë fanellën rozë, ndërsa është vetëm 26 sekonda nga Fuglsang, ndërkohë që Nibali ka rrëshqitur me një distancë prej 47 sekonda nga vendi i parë, teksa është stakuar pas tendencës për një shpërthim të parë.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 6-të
(Ponte-Rokaraso 157 km)
Nr. Çiklisti Koha
1) Tim Velens (Belgjikë) 4h40’05”
2) Jakob Fuglsang (Danimarkë) +1’19”
3) Ilnur Zakarin (Rusi) -“-
4) Tom Dumulin (Holandë) +1’22”
5) Kanstantin Siutsou (Bjellorusi) +1’24”
6) Domeniko Pozovivo (Itali) -“-
7) Esteban Çavez (Kolumbi) +1’29”
8) Rigoberto Uran (Kolumbi) +1’33”
9) Rafal Majka (Poloni) -“-
10) Alehandro Valverde (Spanjë) +1’36”
———————————————————————-
69) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +6’53”
Renditja e përgjithshme e Xhiros së Italisë
Nr. Çiklisti Koha
1) Tom Dumulin (Holandë) 24h22’15”
2) Jakob Fuglsang (Danimarkë) +26”
3) Ilnur Zakarin (Rusi) +28”
4) Bob Jungels (Luksemburg) +35”
5) Stiven Kruijijk (Holandë) +38”
6) Alehandro Valverde (Spanjë) +41”
7) Diego Ulisi (Itali) -“-
8) Esteban Çavez (Kolumbi) +44”
9) Vincenco Nibali (Itali) +47”
10) Kanstantin Siutsou (Bjellorusi) +49”
———————————————————————–
79) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +19’00”