Çiklizëm / Mbyllet etapa e dytë, fiton Zambeli, por Sefa ruan të verdhën

Share Button

AlbanianSport.com 21/05/2019 21:05

ASNN – Është mbyllur sot pasdite edhe etapa e dytë e Rrethit të 76-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerar Shkodër-Elbasan, e gjatë 189.2 kilometra. Ka qenë një etapë emocionuese, por pa probleme, ku edhe në finish nuk pati asnjë çiklist që kishte krijuar distancë me të tjerët, por ishte Samuele Zambeli ai që preku i pari vijën e finishit, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Për shkak të motit të mirë dhe terrenit jo shumë të vështirë, nuk ka patur probleme apo rrëzime të rrezikshme nga ana e pedaluesve gjatë kësaj gare, ndërsa ka qenë disi e vështirë për të përcaktuar fituesin e kësaj etape dhe për ta zbardhur saktësisht fituesin u desh ndërhyrja e teknologjisë me fotofinish,  për ta përcaktuar përfundimisht edhe fituesin e kësaj etape.

Pas verifikimeve, fitues u shpall italiani Samuele Zambeli me kohën 4 orë, 28 minuta e 14 të qindtat. Pas tij, me po të njëjtën kohë u renditën dy bashkëkombësit e tij, Mirko Sartori dhe Lorenco Kataldo. Pavarsisht kësaj, Shqipëria është ajo që mban fanellën e verdhë, atë të kryesuesit të turit të 76-të, pas dy “sprinteve të para”, me Ylber Sefën që deri më tani ka qenë më i shpejti kundrejt rivalëve të tij.

Ndërkohë, fanella e gjelbërt dhe ajo e bardhë mbahet nga fituesi i etapës së djeshme, italiani Samuele Zambeli. Fanella e kuqe i takoi Devid Fransenit nga Belgjika. Ndërkohë, nesër do të bëhet nisja e etapës Elbasan-Vlorë, për të vazhduar një ditë më pas me Vlorë-Sarandë dhe për t’u mbyllur me Sarandë-Fier më 24 maj 2019. Ky është edicioni i 3-të i Rrethit të Shqipërisë, që është pjesë e kalendarit ndërkombëtar të UCI-t.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh