Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Share Button

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25

ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë të këtij sezoni, Trofeun “26 Marsi”, një garë e përvitshme e Federatës Shqiptare të Çiklizmit (FSHÇ), që mbahet në Kavajës. Në këtë veprimtari moren pjese te gjitha ekipet e Shqipërisë, Tirana, Apolonia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Studenti, Elbasani, Besa, si dhe 4 ekipe te ftuara nga Maqedonia e Veriut, ekipi i Kastrotit nga Kosova dhe një ekipi simbolik i Çiklizmit per Femra të Afganistanit.

“Duhet të them se ka qenë një periudhë e vështirë, por, në të njëjtën kohë, edhe një periudhë e këndshme, sepse kemi bërë miq të rinj këtu në Shqipëri, kemi vizituar shumë vende të bukur këtu në vendin tuaj, – ka rrëfyer njëra nga vajzat afgane. – Pra, ka qenë  një kohë e kaluar mirë. Pjesëmarrja në këtë garë ishte shumë kuptimplotë për mua dhe për skuadrën time, sepse është një mundësi e mirë për ne për t’iu rikthyer sadopak normalitetit pas vështirësive që kemi kaluar në Afganistan.”

“Kështu që jam e lumtur për veten dhe për skuadrën time që marrim pjesë, – ka vijuar ajo. – Kjo nuk është me të vërtetë një garë për ne, sepse këtu jemi për ta shijuar atë në këto kohë të vështira për ne.” Edhe në këtë veprimtari u garua në 4 kategori moshash, teksa kadetët, apo thënë ndryshe paratërinjtë, përshkuan një itinerar prej 45.9 km, juniorët apo të rinjtë përshkuan një itinerar prej 96.9 km dhe Nën-23-vjeçarët dhe Elita, apo thënë ndryshe të rriturit, përshkuan 110.9 km përgjatë cirkuitit Kavajë-Zhabjak-Gosë-Kavajë.

Tek paratërinjtë, vendin e parë e mori Ankel Limaja i Tiranës, ndërsa podiumin e plotësoi Kosta Vortollomi i Skënderbeut dhe Erdi Pilku po i Tiranës. Tek të rinjtë, i pari në finish mbërriti Servet Kastrati i Vllaznisë, i cili mposhti sfidën e dyfishtë të Teutës, në trajtën e Henri Hysës dhe Hajri Gocajt, në një fitore që për vetë çiklistin shkodran dhe trajnerin e tij, Leonard Kola, ishte shumë e rëndësishme. Sa u përket Nën-23-vjeçarëve, kreun e podiumit e mori çiklisti i Kosovës, Blerton Nuha.

Ndërsa dy shkallët e tjera i plotësuar dy çiklistët e Studentit, Brikel Barçi dhe Ilia Çota. Kurse tek të rriturit, Olsian Velia i Tiranës mbërriti në finish bashkë me Kristel Sotën e Apolonisë, ndërsa i 3-ti mbërriti Bruno Kola i Vllaznisë. Ndërkohë që Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, shprehu mirënjohjen për këtë veprimtari dhe premtoi mbështetje për sportin, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, e ka hedhur vështrimin tek ngjarjet madhore të këtij sezoni të çiklizmit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh