Çiklizëm / Materializohet skuadra ndërkombëtare me licencë shqiptare

Share Button

AlbanianSport.com 06.01.2017 21:55

ASNN – Në fakt ishte premtuar që në vitin e kaluar krijimi i një ekipi profesionist të çiklizmit shqiptar me mbështetjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku dhe komponentëve të tjerë të sportit shqiptar, që do të stërvitej nga Françesko Frazi. E tashmë me “Amore & Vita Selle SMP Fondriest”, me licencë shqiptare, e cila do të jetë e pranishme në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare të çiklizmit gjithçka është e kryer.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot faqja e specializuar sportive italiane në Internet, “www.cyclingpro.net”, ndërsa formacioni kontinental i Ivano Faninit ka lënë Ukrainën për të qenë këtë vit pak përtej Adriatikut. Sipas medias në fjalë, ky ekip i formuar është me një prani të fortë në garat lokale e çiklistët vendës, 6 prej të cilëve formojnë një trup të fortë. Mes tyre më i njohuri është shqiptari Redi Halilaj, i cili është për të 3-tin vit pjesë e kësaj skuadre.

Katër do të jenë italianë, me Marko Bernardinetin tashmë të konfirmuar, të cilit i shtohen po si të konfirmuar Danilo Çelano, Pierpaolo Fikara e Marko Xamparela. Mes të rinjve është dhe meksikani Uri Martins, që rikthehet pas 5 vjetësh, si dhe bullgari Jovsho Jovshev. Dhe për të kompletuar ekipin në arenën ndërkombëtare do të jenë dhe 3 çiklistë spanjollë. Ja dhe organika e plotë e skuadrës çiklistike “Amore&Vita Sele SMP Fondriest” për vitin 2017:

Besmir Banushi (24 korrik 1988, Shqipëri), Marko Bernardineti (11 korrik 1991, Itali), Danilo Çelano (7 dhjeto 1989, Itali), Mikel Elorza Pagaldi (7 janar 1991, Spanjë), Pierpaolo Fikara (16 shkurt 1991, Itali), David Ugarde Galareta (2 korrik 1993, Spanjë), Klinti Grembi (11 mars 1995, Shqipëri), Redi Halilaj (31 gusht 1989, Shqipëri), Uri Sandoval Martins (7 gusht 1990, Meksikë), Josep Rigo Mirales (13 dhjetor 1994, Spanjë), Donald Mukaj (22 shtator 1989, Shqipëri), Altin Sufa (20 gusht 1989, Shqipëri), Olsian Velia (20 janar 1994, Shqipëri), Jovsho Jovshev (27 mars 1991, Bullgari) dhe Marko Zamparela (1 tetor 1987, Itali).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh