Gjergj Vyshka 18.11.2016 12:05
Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe më parë, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka qenë pjesë e veprimtarive për 72-vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Pikërisht tek Sheshi “Nënë Tereza” i Tiranës ka nisur dhe gara dje e çiklizmit, e cila ka mbledhur 65 çiklistë nga 10 skuadra të vendit, të cilët kanë qenë të ndarë në tre kategori, e më konkretisht atë të paratërinjve, të rinjve dhe elitës.
Në ceremoninë e hapjes ka përshëndetur Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, si dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj. Finishi i garës ka qenë Gracen, ndërsa malorja nga Bradasheshi deri në Gracen duket se ka nxjerrë dhe më të fortët. Ndaj dhe Ylber Sefa për kategorinë elitë, Mikel Dyrmishi për të rinj dhe Astrit Prronaj për paratërinj kanë qenë fituesit.
Kjo veprimtari duket se ka shënuar dhe fundin e veprimtarive të vitit 2016 për çiklizmin shqiptar. Ndërkohë Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit ka lajmëruar se të premten do të bëhet nënshkrimi i ekipit të parë profesionist shqiptar, i cili do të marrë pjesë si në Xhiron e Italisë, ashtu dhe në Turin e Francës dhe në veprimtari të tjera të rëndësishme botërore.
Kupa e Çlirimit të Tiranës 2016
Çiklizëm – Meshkuj
(Sheshi “Nënë Tereza”-Pallati i Brigadave-
Rrethrrotullimi i TEG-ut-Tuneli Tiranë-Elbasani
-kthim në Bradashesh-Gracen, 65 km)
Rezultatet teknike sipas kategorive:
Paratërinjtë:
1) Astrit Prronaj (Vllaznia) 1h33’57”
2) Arian Aliaj (Teuta) 1h35’02”
3) Bruno Kola (Vllaznia) 1h35’20”
Të Rinjtë:
1) Mikel Dyrmishi (Partizani) 1h34’50”
2) Ridvan Tafili (Teuta) 1h37’35”
3) Kledison Cani (Vllaznia) 1h39’32”
Elitë:
1) Ylber Sefa (Tirana) 1h30’00”
2) Glen Van Dermaelen (Partizani) 1h30’15”
3) Marolino Hoxha (Apolonia) 1h33’57”