Çiklizëm / Kupa “Agim Tafili”, Vllaznia & Apolonia dominojnë etapën e parë

Share Button

Ciklizem-Agim-Tafili-grup-e-madhe

Gaspër Marku 21.05.2016 08:45

Bruno Kola për paratërinj, Përparim Roci për të rinj dhe Krisel Sota për elitë janë fituesit e etapës së parë që më shumti ka qenë me kronometër. Nuk ka qenë një ditë aspak e favorshme për të pedaluar, kjo pasi reshjet e shiut dhe era e fortë ishin të pranishme që në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por kjo nuk e ka penguar Federatën Shqiptare të Çiklizmit për të zbatuar programin e planifikuar më herët për organizimin e Kupës “Agim Tafili”.

Një veprimtari kjo në kujtim dhe nderim të mjeshtrit të madh të çiklizmit shqiptar, Agim Tafilin, i ndarë nga jeta pak vite më parë, emri i të cilit ka një peshë jashtëzakonisht të madhe në historinë e çiklizmit, qoftë si pjesëtar i Vllaznisë dhe Partizanit, por dhe ekipit kombëtar. Në ndryshim nga vitet e mëparshme kur garat e kupës “Agim Tafili” janë zhvilluar në një ditë, veprimtaria në fjalë, që tashmë është shndërruar në tradicional për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, këtë radhë është programuar të zhvillohet në dy ditë.

Dita i parë kishte në program pedalimin për tre kategori në dy etapa. Për kategorinë e paratërinjve, pedalimi ka nisur në Milot dhe ka përfunduar në Shkodër, ndërsa për të rinj dhe Elitë, nisja është në kryeqytet dhe ka përfunduar përsëri në Shkodër. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, pedalimi ka qenë i një niveli të mirë, atje ku reshjet e shiut, edhe pse të dendura, nuk janë bërë pengesë. Si zakonisht, finishet, ato që përcaktojnë edhe më të mirët janë edhe më emocionueset e garave çiklistike.

Dhe këto emocione kanë pasur shansin t’i shijojnë prej së afërmi sportdashësit shkodranë, të cilët si zakonisht kishin zënë vend aty rreth orëve të mesditës në sheshin e lagjes “Parrucë”, shesh ky tradicional ku kanë mbërritur përherë çiklistët, mes të cilëve edhe ai që mban emrin ky tur, Agim Tafili. Në vijim të traditës, në garën e kadetëve është përsëri një shkodran që duartrokitet. Emri i tij është Bruno Kola, djali i ish-çiklistit Leonard Kola, sot edhe në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë.

Në vend të dytë dhe të tretë renditen Ridvan Tafili i Teutës dhe shkodrani tjetër Astrit Kronaj. Tek të rinjtë në tre vendet e para kanë qenë kavajasi  Përparim Roci, shkodranit Kledison Cani dhe Mersin Durmishit të Partizani. E për të rritur tre vendet e para i kanë merituar  Krisel Sota, Altin Sufaj dhe Marolino Hoxha. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se në këtë veprimtari është përfshirë edhe një çiklist shqiptar, që vjen nga Maqedonia, ndërsa konkurrimi i tij ka qenë jashtë gare.

Por me interes të drejtuesve ka qenë vëzhgimi i tij kanë raport me çiklistët e kampionatit shqiptar. Në bazë të programit të hartuar nga FSHÇ çiklistët pjesëmarrës sot do të përshkojnë etapën e dytë, Shkodër-Luf e kthim e në përfundim do të dorëzohet kupat për fituesit. Në përgjithësi kanë dominuar çiklistët e Apolonisë dhe të Vllaznisë, ndërsa kjo skuadër, edhe sipas trajnerit Leonard Kola, është duke u kthyer fuqishëm.

 

Kupa “Agim Tafili”

Çiklizëm – Meshkuj

 

Rezultatet teknike të etapës së parë:

 

Paratërinj

(Milot – Shkodër 54.5 km)

 

1) Bruno Kola (Vllaznia)                 1h28’30”

2) Ridvan Tafili (Teuta)                   + 1”

3) Astrit Kronaj (Vllaznia)                + 2”

 

Të rinj

(Tiranë – Shkodër 99.8 km)

 

1) Përparim Roci (Besa)                 2h28’10”

2) Kledison Cani (Vllaznia)                        + 1”

3) Mersini Durmishi (Partizani)     + 2”

 

Elitë

(Tiranë – Shkodër 99.8 km)

 

1) Krisel Sota (Apolonia)                2h21’20”

2) Altin Sufaj (Apolonia)                 + 1”

3) Marolino Hoxha (Apolonia)       + 2”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh