Olgert Serani 03.10.2014 17:55
Duke filluar nga 6 tetori dhe me epilog 11 tetorin do të organizohet Turi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë. Sipas programit të bërë publike nga federata, Turi nis në orën 10:00 me 5 xhiro cirkuit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 3.25 km e gjatë.
Ja itinerari: 6 tetor etapa 1 Tiranë-Shkodër, start ora 11:00 (94.3 km); 7 tetor etapa 2 Shkodër- Burrel, start ora 10:00 (98.3 km); 8 tetor etapa 3 Burrel-Durrës, start ora 10:00 (122 km); 9 tetor etapa 4 Durrës-Vlorë, start ora 10:00 (118 km); 10 tetor etapa 5 Vlorë-Përmet, start ora 10:00 (118 km); 11 tetor etapa 6 Përmet-Fier, start ora 10:00.
Çiklistët pjesëmarrës do të përshkojnë në etapën e fundit 125 km. Turi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë vjen pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në kampionatin botëror të Rrugës në Ponferada, Spanjë me Iltjan Nikën, Xhuliano Kamberaj, Ridion Kopshtin dhe Realdo Ramaliu.