Gjergj Vyshka 07.05.2016 12:05
Është holandezi Tom Dumulin fanella e parë rozë e Xhiros së Italisë. I zoti në atdheun e tij ka arritur që garën e kronometrit, që është zhvilluar në Apeldorn të Holandës me një gjatësi 9.8 kilometra, ta përfundojë në kohë 11’03”.
Duhet bërë e ditur që 3 etapat e para të Xhiros së Italisë do të zhvillohen në Holandë, ndërsa është hera e dymbëdhjetë që kjo garë nis jashtë shtetit të Apenineve. Dumulin në fakt e ka mbyllur etapën e parë në të njëjtën kohë me sllovenin Rogliç.
Por vendasi është shpallur fitues me të qindtat. Sepse Dumulin ka arritur në finish me kohëmn 11’03”21, kurse slloveni me 11’03”22. Italiani i parë në renditje ishte Moreno Mozer, i cili në fakt është renditur i gjashti duke qenë 12 sekonda larg vendit të parë.
Pretendentët për ta fituar e kanë mbyllur kështu: Nibali 11’22” duke qenë më mirë se sa rivalët Valverde 11’27” dhe Landa 11’43”. Për Kançelarën ka një kohë më e mirë 11’17”. Sot zhvillohet etapa e dytë Arhem-Nijmegen 190 km.
Xhiroja e Italisë 2016 në Çiklizëm
Rezultatet teknike të etapës së parë
(Apeldorn-Apeldorn 9.8 km)
1) Tom Dumulin (Holandë) 11’03”21
2) Primoz Rogliç (Slloveni) 11’03”22
3) Andrei Amador (Kosta Rika) + 6”
4) Tobias Ludvigson (Suedi) + 8”
5) Marsel Kitel (Gjermani) + 11”
6) Moreno Mozer (Itali) + 12”
7) Bob Jungels (Luksemburg) + 13”
8) Fabian Kançelara (Zvicër) + 14”
9) Matias Brandle (Austri) + 14”
10) Silvian Dilier (Zvicër) + 16”
————————————————————–
193) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 1’33”