Çiklizëm / Halilaj & Zhupa, dinjitozë në kronometër, tani, sytë nga “rruga”

Share Button

Gjergj Vyshka 21.09.2017 15:15

Tom Dumulin është fituesi i garës së kronometrit në Kampionatit Botëror të Bergenit në çiklizëm, teksa në kategorinë e profesionistëve ka fiksuar kohën 44’41”000. Pas tij me 57 sekonda e 79 të qindtat diferencë ishte slloveni Primoz Rogliç, kurse në vendin e tretë, me një diferencë prej 1 minutë e 21 sekondash e 25 të qindtat nga holandezi, ishte britaniku Kris From.

Ndërkohë Shqipëria ka pasur dy përfaqësuesit e saj, Eugert Zhupa, që prej kohësh garon si profesionist, ndërsa ka qenë edhe pjesëmarrës në Xhiron e Italisë, dhe Redi Halilajn. Halilaj ka zënë vendin e 51-të me një diferencë nga Dumulin prej gjashtë minutash e 03 sekonda e 03 të qindtat. Kurse Zhupa është i 58-ti me një diferencë nga holandezi Kampion Bote i kronometrit me 9 minuta e 15 sekonda e 43 të qindtat.

Në garën e kronometrit kanë qenë pjesëmarrës 65 çiklistë e fakti që si Halilaj, ashtu dhe Zhupa, kanë lënë të tjerë nga pas, respektivisht 7-14 konkurrentë, e bën garën e tyre të mirë dhe dinjitoze. Aq më tepër që ishin emra të mëdhenj dhe me shumë përvojë në Kampionate Botërore, Lojëra Olimpike dhe turi çiklistike. Tashmë më 24 shtator, Eugert Zhupa do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në garën e rrugës në këtë Botëror.

Ajo që nuk është përmbushur ishte objektivi i presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, për të qenë brenda njëzetëshes së parë, gjë e cila pat ndodhur në Evropian në garën e rrugës me Sefën dhe Kamberajn. Por gjithsesi, mirë dhe mjaftueshëm rezultati i Zhupës dhe Halilajt në kronometër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh