Çiklizëm / Gati Rrethi i 72-të i Shqipërisë, ftohen sërish ekipe të huaja

Share Button

FSHCiklizmi-logo

Gjergj Vyshka 15.09.2015 11:35

Sekretari Tahiraj konfirmon praninë e kombëtares së Kosovës, Malit të Zi, si dhe skuadrës së Novi Pazarit, ndërsa është në pritje dhe një skuadër italiane. Federata Shqiptare e Çiklizmit tashmë është gati për zhvillimin e aktiviteti të saj më madhor, që është Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë.
Në një njoftim që i është shpërndarë nëntë klubeve pjesëmarrëse, Apolonisë, Teutës, Tiranës, Partizanit, Pogradecit, Vllaznisë, Flamurtarit, Elbasanit dhe Burrelit, Federata Shqiptare e Çiklizmit me president Skënder Anxhaku dhe me sekretar të përgjithshëm Alfred Tahiraj, ka lajmëruar se veprimtaria, që është i miratuar në kalendarin sportiv të vitit 2015, është në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Klubeve, jo vetëm sipas njoftimit, por dhe sipas sekretarit të përgjithshëm Tahiraj, u është kërkuar që deri më 26 shtator të dërgojnë listën e delegacioneve pjesëmarrëse, ndërsa më 30 shtator do të bëhet dhe mbledhja teknike në ora 11:00. Në mbledhjen teknike, gjithnjë sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, do të jenë të pranishëm përgjegjësit e ekipeve, si dhe gjyqtarët.
Ajo që duhet bërë e ditur, të paktën edhe sipas informacionit që ka dhënë Tahiraj, është se do të marrin pjesë skuadra të huaj. Janë të konfirmuara deri më tani kombëtarja e Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe skuadra serbe e Novi Pazarit. “Ne jemi në pritje dhe të një skuadra italiane, ndërsa shpresojmë në një rreth çiklistik cilësor”, ka përfunduar Tahiraj.
Vitin e kaluar ka fituar Apolonia si skuadër, si dhe Stankoviç si individ. Por, ashtu siç dhe ka ndodhur në vitet e kaluara, përsëri Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë do të mbyllet në Fier.

 

Etapat e Rrethit të 72-të Çiklistik të Shqipërisë

 

30 shtator 2015:
Prolog cirkuit TEG-Kristal Center – kthim 12.6 km

 

1 tetor 2015:
Tiranë – Shkodër 94.3 km

 

2 tetor 2015:
Shkodër – Burrel 98.3 km

 

3 tetor 2015:
Burrel – Durrës 122 km

 

4 tetor 2015:
Durrës – Vlorë 118 km

 

5 tetor 2015:
Vlorë – Përmet 118 km

 

6 tetor 2015:
Përmet – Fier 125 km

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh