Çiklizëm / Eugert Zhupa kthehet me një etapë të mirë, dorëzohet Landa

Share Button

Ciklizem-Eugert-Zhupa-Giro-D-Italia-2016-close-up

Gjergj Vyshka 18.05.2016 12:25

Tërhiqet pas 66 kilometrash Mikel Landa, pretendent për ta fituar këtë tur çiklistik, një largim i rëndë për organizatorët, ndërsa skuadra “Skai” e ka justifikuar për shkak të një gjendje gastroenteriti viral.

Sa për çiklistin shqiptar, Eugert Zhupa, pas pushimit mund të konsiderohet se ka bërë një garë të mirë, teksa ka ardhur në finish i 98-ti, por në renditjen e përgjithshme ka humbur tre vende.

Ka qenë në fakt një tërheqje e rëndë për Xhiron e Italisë, ndërsa Mikel Landa Meana ka braktisur etapën e dhjetë pas 66 kilometrash. Spanjolli ishte i teti në renditjen e përgjithshme dhe mes favoritëve për të fituar Xhiron e Italisë.

Por ai është dorëzuar pasi ishte 7 minuta vonesë në ngjitjen e parë të ditës, e cila ishte e Kategorisë së Tretë, në Paso dela Kolina. “Skai”, skuadra me të cilën konkurron spanjolli, ka bërë të ditur se çiklisti nuk ishte mirë gjatë natës dhe është zgjuar me dhimbje në bark pas një gastroenteriti viral. Landa ka provuar të niset, por më pas është dorëzuar.

 

Xhiro e Italisë 2016

Çiklizëm – Meshkuj

 

Rezultatet teknike të etapës së 10-të

(Kampi Bisencio-Sestola, 219 km)

 

Nr.       Çiklisti            (Kombësia)                           Koha 

1)       Xhulio Çikone (Itali)                                    5h44’32”

2)       Ivan Rovni (Rusi)                             +42”

3)       Darvin Atapuma (Kolumbi)                        +1’20”

4)       Natan Braun (SHBA)                                  +1’53”

5)       Damiano Kunego (Itali)                  +2’04”

6)       Andrei Amador (Kosta Rika)                      +2’10”

7)       Xhovani Viskonti (Itali)                    +2’11”

8)       Alehandro Valverde (Spanjë)                    -“-

9)       Esteban Çavez (Kolumbi)              -“-

10)      Jakon Fuglsang (Danimarkë)        -“-

98) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI)                       +27’28”

 

Renditja e përgjithshme pas dhjetë etapash

 

Nr.       Çiklisti            (Kombësia)                           Koha 

1)     Bob Jungels (Luksemburg)                       40h19’52”

2)     Andrei Amador (Kosta Rika)                      +26”

3)     Alehandro Valverde (Spanjë)                    +50”

4)     Stiven Kruijsijk (Holandë)                           -“-

5)     Vincenco Nibali (Itali)                                  +52”

6)     Xhianluka Brambila (Itali)                           +1’11”

7)     Rafa Majka (Poloni)                                     +1’44”

8)     Jakob Fuglsang (Danimarkë)                    +1’46”

9)     Ilnur Zakarin (Rusi)                                     +2’08”

10)    Esteban Çavez (Kolumbi)                          +2’26”

120) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI)         +1h11’57”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh