Gjergj Vyshka 07.04.2015 10:05
Eugert Zhupa, i cilësuar ndryshe “Shqiponja” e çiklizmit shqiptar, të paktën edhe sipas Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ka qenë pjesëmarrëse në një garë të zhvilluar ditët e fundit në Belgjikë.
Bëhet fjalë për garën Driedagsen De Pena-Koksijde, ndërsa sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, është një garë e kategorisë së dytë të Federatës Botërore të Çiklizmit.
Në të kanë marrë pjesë ekipe të njohura të botës së çiklizmit, të tilla si “Team Sky”, “Etiks Kuik Step”, “Loto Sudal”, “Astana Pro”, “BMC Racing”, “Movistar” apo “Sauthist Pro Cycling”.
Dhe pikërisht në këtë skuadër është pjesëtar dhe Eugert Zhupa, i cili së bashku me Redi Halilajn do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, nga data 12, deri më 28 qershor.
Dhe në të tre garat e zhvilluara në Belgjikë, Zhupa ka qenë në krye të grupit, ndërsa është viti i parë që ai merr pjesë si profesionist.