Gjergj Vyshka 16.05.2016 12:05
Xhanluka Brambila ka mbajtur fanellën rozë me një sekondë larg luksemburgasit Bob Jungels pas garës së kronometrit Kianti-Klasiko që është fituar nga slloveni Rogliç me 51’45”.
Vincenco Nibali fiton vendin e 5-të në renditjen e përgjithshme dhe kjo falë vendin të 19-të në garën e kronometrit, teksa ka qenë 2 minuta e 13 sekonda larg fituesit të etapës së radhës.
Madje ka qenë përpara Mikel Landës, i cili ishte larg vendit të parë me 2 minuta e 20 sekonda, Krujijkut me 2 minuta e 23 sekonda dhe Valverdes me dy minuta e 24 sekonda.
Kronometri prej 40.5 kilometra me një altimetri të valëzuar është karakterizuar nga një shi të dendur që ka provokuar dhe rrëzime. Në podiumin e etapës edhe austriaku Brandle e norvegjezi Laengen.
Një tjetër garë jo e mirë për Eugert Zhupën, i cili kronometrin nuk e ka të tijin, teksa ka mbërritur në finish i 166-ti, ndërsa në renditjen e përgjithshe ka rrëshqitur në vendin e 117-të.
Sot Xhiro e Italisë është pushim.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 9-të
(Kianti-Klasiko, kronometër 40.5 km)
Nr. Çiklisti Koha
1) Primor Rogliç (Slloveni) 1’45”
2) Matias Brandle (Austri) +10”
3) Vegart Stake Laengen (Norvegji) +17”
4) Fabian Kançelara (Zvicër) +28”
5) Antoni Vorobei (Rusi) +30”
6) Bob Jungels (Luksemburg) +45”
7) Stefan Kung (Zvicër) +58”
8) Hos Van Enden (Holandë) +1’08”
9) Marten Tjalingi (Holandë) +1’16”
10) Andrei Amador (Kosta Rika) +1’19”
166) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +7’17”
Renditja e përgjithshme pas 9 etapash:
Nr. Çiklisti Koha
1) Xhianluka Brambila (Itali) 34h33’04”
2) Bon Jungels (Luksemburg) + 1”
3) Andrei Amador (Kosta Rika) + 32”
4) Stiven Kruijijk (Holandë) + 51”
5) Vincenco Nibali (Itali) + 53”
6) Alehandro Valverde (Spanjë) + 55”
7) Tom Dumulin (Holandë) + 58”
8) Mikel Landa (Spanjë) + 1’18”
9) Rafa Majka (Poloni) + 1’45”
10) Jakob Fuglsang (Danimarkë) + 1’51”
117) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 46’40”