Gjergj Vyshka 12.05.2016 12:55
Në Benevento fiton Greipel, Dumulini mban fanellën rozë. Eugert Zhupa përsëri në një etapë jo të mirë, ka mbërritur në fishin i 145-ti me 3’51” nga vendi i parë, ndërsa në renditjen e përgjithshme është 117-ti plot 13’31” nga kryesuesi holandez. Kështu, po flet gjithnjë e më shumë gjermanisë kjo Xhiro e Italisë, sepse Andre Greipel i ka djegur të gjithë me atë sulm fitues në finish, ndërsa është fitues i etapës së pestë, që ka nisur nga Praia a Mare dhe ka përfunduar në Benevento.
Ndërkohë një tjetër etapë jo e mirë e Eugert Zhupës, i cili ka mbërritur në finish në vendin e 145-të me 3’51” nga vendi i parë i gjermanit Greipel. E për rrjedhojë në renditjen e përgjithshme është i 117-ti me një diferencë prej 13’31” nga vendi i parë i Dumulin. Një etapë e gjatë prej 233 kilometra, ndërsa Greipel ka përfituar edhe nga mungesa e sprintierit Kitel. I dyti francezi Demare, i treti Soni Korbideli.
Dhe në të njëjtën kohë holandezi Tom Dumulin e ka mbajtur përsëri fanellën rozë atë të kryesimit të renditjes së përgjithshme në Xhiron e Italisë. Të parët që janë shkëputur kanë qenë italiani Os, spanjolli Txurruka dhe rusët Folivorov dhe Brut. Por që janë kapur vetëm shtatë kilometra nga finishi, pavarësisht se kanë pasur një distancë prej 7’30” nga grupi i madh. Sot Xhiro e Italisë mbërrin në Rokaraso.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 5-të:
(Praia a Mare-Benevento, 233 km)
Nr. Çiklisti Koha
1) Andre Greipel (Gjermani) 5h40’35”
2) Arnaud Demare (Francë) -“-
3) Soni Kolbreli (Itali) -“-
4) Bob Jungels (Luksemburg) -“-
5) Moreno Hofland (Holandë) -“-
6) Manuel Beleti (Itali) -“-
7) Rik Zabel (Gjermani) -“-
8) Georg Preidler (Austri) -“-
9) Kaleb Evan (Australi) -“-
10) Aleksei Tatevitsh (Rusi) -“-
145) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +3’51”
Renditja e përgjithshme e Xhiros së Italisë:
Nr. Çiklisti Koha
1) Tom Dumulin (Holandë) 19h40’48”
2) Bob Jungels (Holandë) +16”
3) Diego Ulisi (Itali) +20”
4) Georg Preidler (Austri) -“-
5) Stiven Kruijijk (Holandë) +24”
6) Vincenco Nibali (Itali) +26”
7) Alejandro Valverde (Spanjë) +27”
8) Ilnur Zakarin (Rusi) +35”
9) Jakob Fuglsang (Danimarkë) -“-
10) Nikolas Roshe (Irlandë) +37”
117) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +13’31”