Çiklizëm / Demir Muliç ia ka marrë dorën “Shtegut të Gjelbër”

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2017 09:45

ASNN – Demir Muliç, çiklisti nga Mali i Zi, ia ka marrë dorën “Shtegut të Gjelbër”, që ka zhvilluar dje edicionin e tretë. Një veprimtari që ka nisur dhe ka përfunduar në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe presidenti i fondacionit EDS, njëkohësisht presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana.

Itinerari i kësaj gare ka qenë 63 kilometra, ndërsa ka kaluar nga Kodrat e Liqenit, për të vazhduar në zonën malore të Ndroqit, Arapajt në Durrës dhe është kthyer në Tiranë. Kanë qenë mbi 100 çiklistë edhe nga shtete të huaja, ndërsa “Shtegu i Gjelbër” i është bashkangjitur dhe Maratonës së Tiranës. E në këtë mënyrë është rritur dhe numri i vepritamtarive sportive në Tiranë.

Kurse kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, ka gjetur rastin të bëjë thirrje për më shumë ecje me biçikleta. Aq më tepër që tashmë janë duke u ndërtuar dhe korsitë e biçikletave në kryeqytet. Përfundimisht, Demir Muliç është fituesi i Shtegut të Gjelbërt për vitin 2018.

 

“Shtegu i Gjelbër 2018”

 

Rezultatet teknike të edicionit të 3-të:

 

Nr.       Çiklisti (Kombësia)                           Koha

  1. Demir Muliç (Mali i Zi)                     2h50’52”
  2. Orgest Noka (Shqipëri)                   3h19’59”
  3. Gëzim Bali (Shqipëri)                      3h31’16”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh