Gjergj Vyshka 10.02.2016 10:05
Besmir Banushi është shpallur fituesi i Çiklo-krosit Kombëtar (Cross Country) që është zhvilluar të dielën në kodrat e Liqenit në Tiranë. Pas tij janë renditur Isert Gjatolli dhe Mersin Durmishi, të cilët më pas kanë merituar dhe trofetë, por dhe shpërblimin.
Kështu vendi i parë ka marrë një shpërblim prej 20 mijë lekësh, i dyti 15 mijë lekë dhe i treti 10 mijë lekë. Ndërkohë këtë fundjavë është parashikuar dhe kampionati kombëtar i “mountain bike”.
Por duket se mund të ketë edhe ndryshime të ditës për shkak të ardhjes së sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në Tiranë pikërisht të dielën. Megjithatë në “Cross Country”, Besmir Banushi ka qenë më i miri.