AlbanianSport.com 24.11.2014 20:45
ASNN – Federata Shqiptare e Çiklizmit ka bërë të ditur se, sipas të gjitha gjasave, një nga garat më të famshme çiklistike në botë, Xhiroja e Italisë, pritet të prekë Shqipërinë në edicionin e saj të vitit 2016.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, presidenti i FSHÇ-së ka sqaruar se gjithçka pritet të finalizohet brenda muajve në vijim, kur do të përcaktohet edhe itinerari i etapës shqiptare të garës së madhe çiklistike.
Një nga garat më të famshme çiklistike në botë, Xhiroja e Italisë, pritet të prekë Shqipërinë në edicionin e saj të vitit 2016. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.
Ai ka sqaruar edhe deri në ç’fazë ka arritur zbatimi i kësaj ideje nga ana e palës shqiptare. Për Anxhakun, ideja e një etape shqiptare jugore për Xhiron e Italisë do të ishte më interesante edhe në këndvështrimin sportiv.
Duhet theksuar fakti interesant që pak e dinë, se, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është veprimtaria e tretë më e vjetër e këtij sporti në botë.