Albaniansport.net 19.01.2016 13:25
ASNN – Krahas atletikës dhe notit, që kanë konfirmuar 4 sportistë, dy me normë e dy me ftesa, për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, çiklizmi është një tjetër sport, që, së bashku me peshëngritjen, do të synojë të çojë një përfaqësues në festivalin më të madh sportiv në planet.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka theksuar se pretendentë janë dy sportistë, Redi Halili dhe Eugert Zhupa. Kështu, çiklizmi është njëri nga sportet që po lufton të sigurojë normën olimpike për në “Rio 2016”.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka theksuar se pretendentë janë dy sportistë. Sipas tij, pas Xhiros së Italisë, sfida e radhës për çiklistët shqiptarë është Turi i Francës. Deri më tani, Shqipëria ka të konfirmuar vetëm 4 sportistë në Olimpiadën e Rios.