Gjergj Vyshka 20.05.2016 07:55
Andre Greipel bën “tris” fitoresh në Xhiron e Italisë. Gjermani është imponuar në etapën e 1-2të, Noale-Bibione, e cila ka qenë e gjatë 182 kilometra, ndërsa është përshkruar e gjitha nga reshjet e shiut. Madje koha është bllokuar në xhiron e fundit cirkuit, e cila ka qenë finalja e etapës së 12-të.
Jo vetëm kaq, por për shkak të shiut dhe reshjeve të vazhdueshme janë anuluar dhe bonuset që jepen gjatë garës në pika të veçanta të saj, apo dhe çmimet e mëdha që jepen gjatë etapës. Për shkak të shiut, të gjithë çiklistët janë detyruar të veshin tip xhupash të lehtë gjatë garës, që mbajnë edhe shiun, si dhe doreza, edhe sepse temperaturat kanë qenë të ulëta.
Në sulmin e fundit drejt tinishit, Greipel, që tani do të tërhiqet nga garimi, ka parakaluar australianin Evan dhe italianin Nicolo. Nuk ndryshon renditja e përgjithshme, ndërsa Bob Jungels është gjithnjë fanella rozë e Xhiros së Italisë. Gjatë etapës së 12-të është tentuar shkëputja nga Os e Maestri, të cilët janë kapur nga grupi pas 25 kilometrash.
Grupi i lë për pak të ecin të vetëm gjatë garës dhe e ul ritmin, kjo edhe për shkak të kohës së keqe, dhe më pas ngadalë-ngadalë i afrohen dhe i kapin vetëm 22 kilometra nga finishi. Në përfundim, Greipel ka prerë vijën e finishit.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 12-të
(Noale-Bibione, 182 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Andre Greipel (Gjermani) 4h16’00”
2) Kaleb Evan (Australi) – “ –
3) Xhakomo Nicolo (Itali) – “ –
4) Sasha Modolo (Itali) – “ –
5) Aleksandër Porsev (Rusi) – “ –
6) Moreno Hofland (Holandë) – “ –
7) Ivan Savitski (Rusi) – “ –
8) Hajnrish Hausler (Australi) – “ –
9) Rik Zabel (Gjermani) – “ –
10) Soni Kobeli (Itali) – “ –
28) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) – “ –
Renditja e përgjithshme pas 12 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Bob Jungels (Luksemburg) 49h32’20”
2) Andrei Amador (Kosta Rika) + 24”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’07”
4) Stiven Kruijsvijk (Holandë) – “ –
5) Vincenco Nibali (Itali) + 1’09”
6) Rafal Majka (Poloni) + 2’01”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 2’26”
8) Esteban Çavez (Kolumbi) + 2’43”
9) Xhianluka Brambila (Itali) + 2’45”
10) Diego Ulisi (Itali) + 2’47”
124) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 1h23’57”