Çfarë mësuam nga java e 5-të: Superiorja… si Bundesliga, një kampionat për dy

Share Button

Ermal-Toti-Uembli

Nga Ermal Toti 28.09.2015 15:15

Kjo është ajo që të vjen ndër mend pas javës së 5-të në Kategorinë Superiore të Kampionati Kombëtar të futbollit. Skënderbeu dhe Partizani shkëputen nga ndjekësit me lojë, rezultate… dhe kontestime. 5 herë kampionët e kanë kuptuar që Liga e Evropës është dukshëm shumë e fortë për ta e në këto kushte nuk po bëjnë “konto” në kampionat.

Në vizitën e Ballshit, Skënderbeu çon te goli edhe Salihin, njeriun që duhet të shërbejë më shumë në Evropë. Olajinka ka gjetur qetësinë e bashkë me të dhe golat dukë qenë sërish referencë në sulm. Partizani ndjek hap pas hapi me Sukajn e rigjetur. Shkodrani shënon 5 në 5, duke merituar rrogën sipas kontratës. Edhe kryeqytetasit triumfojnë në fushë të huaj dhe nëse janë të dytët, kjo për faj të Laçit, që i ndali në nisjen e kampionatit.

Katër skuadra në një pikë formojnë mesin e artë. Aty gjejmë nënkampionët, Laçin ende pa humbje, Teutën e re dhe Tiranën e rikthyer. Të besuarit e Troizisë luajnë në ekstreme dhe nuk dinë të barazojnë. Ndaj Flamurtarit duhej një zëvendësues si Mateus (jo kampioni gjerman), për të ruajtur traditën ndaj Flamurtarit. Tre barazime rradhazi shoqërohen me dy fitore të tilla dhe Cungu i gëzohet pranisë së Xhejmsit në skuadër.

Magani ndjen forcën bardheblu si kundërshtar. Teuta e re nuk reziston dhe Muça i jep një leksion paraardhësit të tij, vetëm pak ditë pas humbjes korçare. Humbësit ishin pesë dhe Vllaznia nuk përbën më lajm. Në Shkodër nuk funksionon asgjë, çka e bën të vështirë një mision “Raineri 2”. Katër humbjet e Bylisit tregojnë se barazimi me Tiranën ishte aksident, ndërsa fitorja e vetme e Tërbunit konfirmon hierarkinë e inferiorëve.

 

Kategoria Superiore

Java e 5-të

 

Të shtunën, 26 shtator 2015:

 

Tërbuni – Partizani               1-2

Shënues: Bicaj 57’(a.g.) / Sukaj 26’, Bicaj 75’

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Bylis – Skënderbeu              1-4

Shënues: Romaul Seara 85’ / Olajinka 3’, S. Lilaj 55’, Salihi 65’, Latifi 87’

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

 

Tirana – Teuta                       2-0

Shënues: Muça 2’, Karan 28’

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Të dielën, 27 shtator 2015:

 

Vllaznia – Laçi                       0-1

Shënues: Xhejms Adeniji 43’

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Kukësi – Flamurtari              1-0

Shënues: Mateus Lima 86’

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H         Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 5          5          0          0          12-32              15
  2. Partizani 5          4          1          0          9-4                13
  3. Laçi 5          2          3          0          6-3                9
  4. Kukësi 5          3          0          2          6-3                9
  5. Teuta 5          3          0          2          6-6                9
  6. Tirana 5          2          2          1          6-6                8
  7. Flamurtari 5          1          1          3          3-4                4
  8. Tërbuni Pukë 5          1          0          4          5-9                3
  9. Bylis Ballsh 5          0          1          4          2-11              1
  10. Vllaznia 5          0          0          5          1-8                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh