Adriatik Balla 07.06.2015 20:55
Zbardhet tratativa mes Palermos dhe Sampdorias që mund të transferojë Samir Ujkanin te skuadra “doriane”.
Presidenti Mauricio Zamparini i ka bërë një ofertë paketë kolegut të tij Ferrero, për të marrë shërbimet e sulmuesit brazialin Eder: 6 milionë euro, plus kartonët e dy portierëve Viviano dhe Ujkani.
Në fakt kontrata e portierit shqiptar me siçilianët është drejt skadimit, megjithatë drejtuesit e Palermos synojnë të përfitojnë sadopak duke ia ofruar Sampdorias, me qëllimin e vetëm për të mbërritur te Ederi.
Për Ujkanin ka shfaqur interes edhe Torino, që kërkon një portier të dytë me eksperiencë, por ende nuk ka asgjë konkrete për të ardhmen e portierit të përfaqësueses së Kosovës.