Gjergj Vyshka 27.09.2016 14:20
Gazeta “Sport Ekspres” ka kontaktuar dhe me shefin e klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani, që ka sqaruar se ato para kanë ardhur nëpërmjet thesarit dhe si të tilla do të përdoren për nevojat e klubit shumësportësh Studenti. “Së pari, – thotë Nallbani, – më duhet të them se Tomori është debitor ndaj klubit shumësportësh “Studenti”, që doli në përfundim të auditit që vetë ai solli.”
“Së dyti, edhe kur kam qenë portier i Tiranës në kohën e El Sajedit, teksa skuadra kishte dalë “kampion”, vetëm se shkova tek Partizani nuk e mora shpërblimin e titullit “kampion”, – ka vijuar ish-futbollisti, duke sjellë një shembull nga karriera e tij. – Ato kanë ikur tek Partizani e, si rrjedhojë, ai shpërblim financiar, që është në shumën 100.000 lekë të rinj për Kupën e Shqipërisë dhe 200.000 lekë të rinj për titullin “kampion” janë në thesar, sepse klubi që unë drejtoj vepron mbi bazën e ligjeve të shtetit.”
“Nuk është si në kohën kur kalonin direkt në llogari të shoqatës dhe merreshin atje paratë e shpërblimit e për hir të miqësisë nuk ndiheshim fare, – ka vijuar kreu i klubit shumësportësh “Studenti”. – Tanimë unë dhe mund ta djeg atë fond dhe të mos e tërheq.”
“Por më së shumti do të shfrytëzohet për nevojat e klubit shumësportësh Studenti, pse jo për bazë materiale të Akademisë së moshave të volejbollit. Shpërblimi për Kupën e Shqipërisë dhe të kampionatit është i klubit shumësportësh Studenti dhe jo i lojtarëve, që tanimë kanë ikur tek Partizani”, – ka përfunduar Nallbani, duke sqaruar kështu qëndrimin zyrtar të klubit që ai drejton.