AlbanianSport.com 19/05/2019 20:10
ASNN – Çellsi tashmë po bën plane për të ardhmen dhe ata nuk e shohin Eden Hazard, si një lojtar që do të vishet sërish “blu”. Të paktën kjo është ajo që raporton e përditshmja britanike, “Daily Mail”. Sipas saj, klubi i Londrës do t’i ofrojë numrin 10, që futbollisti belg e ka veshur gjatë viteve të fundit, talentit të ri, Odoi.
Çellsi tashmë e ka humbur Hazardin dhe do t’i përqendrojë të gjitha përpjekjet e tij për të bërë një ekip, i cili ta kthejë 18-vjeçarin e blerë gjatë merkatos së dimrit për 35 milionë euro, një lojtar të rëndësishëm. Ai ishte shumë pranë Bajernit përpara se të blihej nga klubi londinez.
Por, përveç klubit bavarez, edhe Paris SG-ja dhe Juventusi ishin të interesuar për shërbimet e sulmuesit të ri. Në Londër duan që skuadra të nënshkruajë kontratën e tyre të re sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ata të mund të fillojnë të punojnë me Odoin përpara largimit të Hazardit në Madrid.
Në një kohë që ai ka pësuar edhe një dëmtim në “Tendinën e Akilit”, që do ta mbajë atë për disa kohë jashtë fushës së lojës.