![]() |
Volejboll – Të Rinj / Shqipëria, fitore karakteri ndaj Maqedonisë AlbanianSport.com 03.08.2015 18:05 ASNN – Volejbolli shqiptar po jep shenja jete, sado të pakta që ato mund të duken dhe është Kombëtarja kuqezi e 18-vjeçarëve, ajo që ka kapërcyer dy humbjet në ndeshjet e para, duke marrë një fitore dramatike, por mjaft të vyer, 3-2 ndaj Maqedonisë, duke mbetur në valle për betejën për vendin e 5-të dhe të 6-të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe, që po i zhvillon ndeshjet në kryeqytetin e Turqisë. Kuqezinjtë janë në grupin A, me Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë. Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për të rinj, që drejtohet nga trajnerët Arben Sako e Dritan Bardhi, e cila ishte mundur të shtunën 0-3 përballë përfaqësueses vendase, në ndeshjen e parë të Grupit A, ka vijuar të mundet të dielën me të njëjtat shifra edhe në takimin e dytë, përballë Greqisë. Por në takimin e tretë, të zhvilluar sot, Kombëtarja e 18-vjeçarëve ka dëshmuar grintë dhe vendosmëri, në një duel të karakterizuar nga beteja e ashpër nga fillimi deri në fund. Maqedonasit e kanë fituar setin e parë, 25-19, por kuqezinjtë janë kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë, duke e fituar të dytin me të njëjtat shifra. Por fqinjët lindorë marrin setin e tretë në të njëjtën mënyrë. Kjo ka bërë që seti i katërt të jetë i luftuar pikë për pikë dhe, në një betejë nervash Shqipëria e merr atë 25-22, duke e çuar ndeshjen në setin e pestë, ku skuadra e Sakos dhe Bardhit fitojnë 15-10 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Kjo ka bërë që kuqezinjtë të renditen në 3-tët në grupin A, dhe ndërsa Turqia dhe Greqia vazhdojnë më tej në gjysmëfinale, ku do të përballen përkatësisht me Rumaninë dhe Serbinë, Shqipëria do të ndeshet me Bosnjë-Hercegonivën, për vendin e 5-të dhe të 6-të.
Kampionati Ballkanik i Volejbollit – Të Rinj (Ankara 2015)
Grupi A
Të shtunën: Shqipëri – Turqi 0-3 (16-25, 18-25, 22-25)
Greqi – Maqedoni 3-1 (25-17, 25-15, 22-25, 25-18)
Të dielën:
Turqi – Maqedoni 3-1 (25-12, 25-12, 22-25, 25-14)
Shqipëri – Greqi 0-3 (21-25, 23-25, 16-25)
Të hënën: Maqedoni – Shqipëri 2-3 (25-19, 19-25, 25-19, 22-25, 10-15)
Turqi – Greqi 3-0 (25-15, 25-9, 25-22)
Renditja Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
Grupi B
Të shtunën:
Serbi – Rumani 3-2 (21-25, 22-25, 27-25, 25-12, 15-13)
Të dielën:
Serbia – Bosnjë-Hercegovinë 3-0 (25-10, 25-15, 25-14)
Të hënën:
Bosnjë-Hercegovinë – Rumani 2-3 (25-22, 25-13, 16-25, 23-25, 9-15)
Renditja Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
Për vendet 5 & 6:
Të martën:
Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë (14:00)
Gjysmëfinalet:
Të martën:
Greqi – Serbi (15:00) Turqi – Rumania (16:00) |
![]() |
Volejboll – Nën-18-vjeçarët / Shqipëria mundet edhe nga Greqia 0-3 AlbanianSport.com 03.08.2015 08:00 ASNN – Shqipëria është rikthyer të konkurrojë në arenën ballkanike Read More |
![]() |
Volejboll – Të Rinjtë / Shqipëria rikthehet në Ballkan, humb 0-3 me Turqinë AlbanianSport.com 02.08.2015 12:05 ASNN – Pas 3 vjetësh mungesë, Shqipëria është rikthyer të garojë Read More |
![]() |
Volejboll – Të Rinj / Sako: Nuk u druhemi kundërshtarëve në Ballkanik AlbanianSport.com 30.07.2015 18:40 ASNN – Kombëtarja shqiptare në volejboll për të rinj është në mbyllje Read More |
![]() |
Volejboll – Femra / Jazexhiu: Teuta, këtë sezon për elementin e ri AlbanianSport.com 30.07.2015 14:20 ASNN – Teuta në volejbollin e femrave vijon përgatitjet për sezonin Read More |
![]() |
Gorenxa: Ringritja e volejbollit shqiptar, një proces me shumë hallka (III) Adriatik Balla 23.06.2015 17:15 Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente Read More |
![]() |
Gorenxa: Volejbollit të sotëm shqiptar do t’i jepja me hatër notën “6” (II)
Adriatik Balla 22.06.2015 20:45
Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente Read More |
![]() |
Volejboll – Femra / Gorenxa: Tirana, maksimumin, me mundësi të kufizuara (I) Adriatik Balla 21.06.2015 13:45 Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente Read More |
![]() |
Kosovë / Ndërkombëtarizohet edhe volejbolli, hëpërhë me kufizime AlbanianSport.com 13.05.2015 15:15 ASNN – Ndërkohë, përtej lajmit të keq të dëmtimit të xhudistes Read More |
![]() |
Volejboll – Të Reja / Tirana-Elbasani & Himara-Skënderbeu, çiftet gjysmëfinale Gjergj Vyshka 01.05.2015 17:05 Federata Shqiptare e Volejbollit, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Studenti shpallet “kampion” për të 14-tën herë AlbanianSport.com 25.04.2015 11:30
ASNN – Studenti është shpallur për herë të 14-të “kampion” i Shqipërisë Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Studenti nuk dorëzohet për titullin, e çon tek e 5-ta AlbanianSport.com 22.04.2015 19:15 ASNN – Studenti nuk ka ndërmend të dorëzohet, ndërsa çështjen Read More |
![]() |
Volejboll – Femra / Kapitenia Braho: Ishim superiore ndaj Tiranës AlbanianSport.com 19.04.2015 16:15 ASNN – Kapitenia e kampiones së Shqipërisë, Enkeleda Braho, u shpreh entuziaste Read More |
![]() |
Volejboll – Femra / Trajneri Gurabardhi: Mbyllëm një sezon spektakolar AlbanianSport.com 19.04.2015 12:55 ASNN – Trajneri i Barleti Volej, Hasan Gurabardhi, ka përgëzuar familjen Duda Read More |
![]() |
E mbyll me 3 ndeshje, Barleti Volej, sërish “kampione” e Shqipërisë AlbanianSport.com 19.04.2015 09:35 ASNN – Sezoni i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra ka ulur siparin Read More |
![]() |
Vazhdon “karuseli” i finales, Tirana fiton të 3-tën në fushën e Studentit AlbanianSport.com 17.04.2015 20:45 ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj po përjeton njërën Read More |
![]() |
Volejboll – Femra / Habit Gurabardhi: Kjo fitore, ndeshja më e dobët e sezonit AlbanianSport.com 17.04.2015 13:20 ASNN – Kampionia në fuqi dhe skuadra që i ka dhënë tonin këtij sporti në dhjetëvjeçarin Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Tomorri: Djemve u kërkova të luanin për Tukseferin AlbanianSport.com 14.04.2015 22:15 ASNN – Trajneri i Studentit në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri, u shpreh Read More |
![]() |
Barleti Volej fiton edhe të dytën, tashmë një hap larg titullit “kampion” AlbanianSport.com 14.04.2015 20:05 ASNN – Barleti Volej është vetëm një hap larg titullit “kampion” në volejbollin Read More |
![]() |
Tirana-Studenti 1-3 / Kronologjia e një fitoreje të rëndësishme për kampionët AlbanianSport.com 14.04.2015 15:45 ASNN – Ndeshja e dytë finale e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, Read More |
![]() |
Studenti hakmerret në strofullën e Tiranës, spikat tifozeria në “Fahrie Hoti” AlbanianSport.com 14.04.2015 13:25 Studenti i kthen reston Tiranës në finalen e dytë të “play off”-it, për më tepër Read More |
![]() |
Volejboll / FSHV, “në gijotinë” Tukseferin & gjyqtarët Agolli dhe Pishtari Gjergj Vyshka 14.04.2015 16:25 Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Komisioni i saj i Disiplinës, i përbërë nga Erlind Pëllumbi, Ilir Cirianaku Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Tukseferi: Më ofendoi familjen, por i kërkoj falje AlbanianSport.com 13.04.2015 19:00 Volejbollisti i Studentit, Elton Tukseferi sqaroi se, sipas tij, shkaktari i incidentit Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Ja si ndodhi sherri mes trajnerit Sako e kapitenit Tukseferi AlbanianSport.com 12.04.2015 14:35 ASNN – Ka ndodhur dje një ngjarje e pazakontë në volejbollin shqiptar të meshkujve. Read More |
![]() |
Përtej sherrit, Tirana bën një përmbysje të pabesueshme ndaj Studentit AlbanianSport.com 12.04.2015 12:25 ASNN – Tirana ka bërë një përmbysje të pabesueshme, duket marrë fitoren në ndeshjen Read More |
![]() |
Volejboll – Meshkuj / Degjeneron finalja e parë midis Studentit dhe Tiranës AlbanianSport.com 11.04.2015 20:25 ASNN – Ka përfunduar me tension sfida e parë finale e volejbollit për meshkuj Read More |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |