Mbyllet java e 11-të, shpërthejnë gola, shënohen plot 44 në 5 takime AlbanianSport.com 06/03/2024 14:45 ASNN – Futbolli për femra, Tirana e Vllaznia ndajnë kreun, Valentina Read More |
Futboll – Femra / Pas Kombëtares, kthehet kampionati me javën e 11-të AlbanianSport.com 01/03/2024 16:30 ASNN – Fundjava rikthen Kampionatin e femrave, njihuni me Read More |
Mbyllet java e 10-të, shënon 39 gola në 5 ndeshje, Vllaznia mund Partizanin AlbanianSport.com 18/02/2024 21:05 ASNN – Vllaznia mund Partizanin, fitojnë edhe Tirana, Apolonia, Read More |
Java e 10-të në fundjavë, 4 ndeshje të shtunën, Vllaznia-Partizani, të dielën AlbanianSport.com 16/02/2024 21:00 ASNN – Rikthehet Kategoria Superiore për femra, Vllaznia-Partizani, Read More |
Futboll – Femra / Kombëtarja kuqezi, në turneun maltez me 3 ekipe në shkurt AlbanianSport.com 10/02/2024 18:30 ASNN – Kombëtarja e femrave merr pjesë në turneun “Visit Malta Read More |
(Video) Kume: Së shpejti, një 3-she shqiptare në miqësoren Itali-Irlandë AlbanianSport.com 10/02/2024 17:20 ASNN – Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit Read More |
(Video) Mirjeta Salla: Jo më ëndërr e parealizueshme gjykimi ndërkombëtar, AlbanianSport.com 10/02/2024 16:10 ASNN – Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit Read More |
Partizani dhe Apolonia, në finalen e parë pas shumë vitesh pa Vllazninë AlbanianSport.com 04/02/2024 14:25 ASNN – Partizani-Apolonia, finalja e Kupës. Kryeqytetaset dhe Read More |
Futboll – Femra / Në fundjavë luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve AlbanianSport.com 02/02/2024 19:25 ASNN – Do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e dyta gjysmëfinale Read More |
Futboll – Femra / Mbyllen çerekfinalet, njihen gjysmëfinalistet e Kupës AlbanianSport.com 21/01/2024 18:05 ASNN – Janë luajtur këtë të diel ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale Read More |
Futboll – Femra / “UEFA Development”, Shqipëria merr një fitore e 2 humbje AlbanianSport.com 17/11/2022 16:10 ASNN – Shqipëria e Nën-15-vjeçareve në futboll për vajza luajti Read More |
Futboll – Femra / Gjyqtarja Erinda Kume rrëfen Evropianin e saj historik AlbanianSport.com 24/07/2022 18:40 ASNN – E para gjyqtare shqiptare në finalet e një Kampionati Read More |
Futboll – Femra / Vllaznia vijon përgatitjet për Ligën e Kampioneve AlbanianSport.com 19/07/2022 21:15 ASNN – Presidenti Matija sjell 4 lojtare të reja në skuadër. Skuadra Read More |
(Video) Futboll – Femra / Kalaja: Një sfidë e vështirë na pret me Nën-19-vjeçaret AlbanianSport.com 04/04/2022 16:25 ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçareve për femra Read More |
(Video) Futboll – Femra / Tanushi: Nën-19-vjeçaret, në Turqi, për kreun AlbanianSport.com 03/04/2022 18:40 ASNN – Pas miqësores së zhvilluar ditën e shtunë ndaj Tiranës Read More |
Futboll – Femra / Nis grumbullimi për dy sfidat e radhës, Grima, optimist AlbanianSport.com 02/04/2022 20:55 ASNN – Ndeshjet ndaj Belgjikës & Armenisë, Grima: “Kemi skuadër Read More |
Futboll – Femra / Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve mat forcat me Tiranën AlbanianSport.com 02/04/2022 17:40 ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra Read More |
Futboll – Femra / Krepi, synime madhore në Eliminatoret e Nën-19-vjeçareve AlbanianSport.net 01/04/2022 23:15 ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçareve flet për grumbullimin Read More |
Futboll – Femra / Kombëtarja nis përgatitjet për dy sfidat, ja lista kuqezi AlbanianSport.com 01/04/2022 20:35 ASNN – Të dielën nis grumbullimi për kualifikueset e Botërorit, Read More |
Futboll – Femra / Nën-19-vjeçaret nisin grumbullimin me një miqësore AlbanianSport.com 30/03/2022 18:40 ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra ka Read More |
Futboll – Femra / Viona Rexhepi, gardiania kuqezi që braktisi basketbollin AlbanianSport.com 18/08/2021 20:15 ASNN – Nga basketbolli në futboll. Kështu ka nisur rrugëtimi Read More |
Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari: Nuk ka dilema për zgjedhjen kuqezin (II) AlbanianSport.com 16/08/2021 19:20 Vijon nga dje Kur Read More |
Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari, vajza me një jetë të dytë për futbollin (I) AlbanianSport.com 15/08/2021 16:55 ASNN – Historia e pabesueshme e Arbiona Bajraktarit, vajza që i dedikoi jetën e dytë futbollit! “Tani kushtet janë më të mira, – thotë ajo. – Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën. Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë. Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza.” Arbiona Bajraktari i falet një jete të dytë. Lufta në Kosovë preku edhe atë e familjen e saj, të cilët u detyruan të merrnin udhën drejt Shqipërisë, për të mbijetuar. Ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë asokohe. Familjarët e saj, ashtu sikurse qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës i ishin drejtuar kufirit të Morinës, për të shpëtuar jetën e tyre. Në traktorin me të cilin ata udhëtonin kanë qenë rreth 30 persona, me në krye gjyshin e saj. Rrugëtimi i tyre ngeci pikërisht në doganën e Morinës, për shkak të numrit të madh të njerëzve që donin të kalonin kufirin dhe ku për gati 3-4 ditë, ata kanë konsumuar vetëm ujë, pa ushqim. Kjo gjë ndikoi në gjendjen shëndetësore të gjithë familjes së saj, por sidomos tek vogëlushja Bajraktari, e cila nuk e përballoi mirë situatën. Të gjithë menduan se Arbiona kishte ndërruar jetë… por pasi kaluan kufirin e Morinës, ata u pritën nga një familje në Kukës. Plaka e shtëpisë, një zonjë fisnike, e mençur e ka risjellë sërish në jetë, duke e ushqyer për disa ditë me kos. Arbiona nuk e kujton mirë këtë histori, edhe sepse ka qenë mjaft e vogël, por kujton çdo ditë dhe thekson se do t’i mbetet mirënjohëse gjithë jetën asaj familjeje që i dhuroi për herë të dytë jetën. Pas përfundimit të luftës, familja e Arbionës u zhvendos sërish në Kosovë. Ajo u rrit në Suharekën e saj të bukur, aty ku edhe lindi, mësoi, si dhe hodhi hapat e parë në futboll. Lagjet e vjetra të qytetit të saj i kujton ende me nostalgji, ku së bashku me fëmijët e tjerë luanin me një top, për të cilin kujdeseshin më mirë se për veten e tyre. Në moshën 12 vjeçare, dy shoqet e saj të ngushta u regjistruan në një klub futbolli për femra. Ato e ftuan edhe Arbionën të bëhej pjesë e këtij ekipi. Nuk e mendoi dy herë, por vendosi që t’i bashkohej dhe të udhëtonte thuajse çdo ditë larg Suharekës, për gati 40 minuta, vetëm e vetëm që të ndiqte ëndrrën e saj. “Futboll kam nisur të luaj që kur isha e vogël, me shokët dhe shoqet e lagjes, – kujton ajo. – Derisa një ditë, dy shoqet e mia të shkollës më thonë se ishin regjistruar në një ekip futbolli për vajza dhe më ftuan të bashkohesha me to. U thashë po dhe çdo ditë udhëtoja 40 minuta larg qytetit për të mësuar më shumë mbi futbollin.” Prindërit e Arbionës nuk kishin kuptuar gjë, derisa një ditë e morën vesh dhe e ndaluan të shkonte. Arbiona ishte shumë e vogël për të ndjekur stërvitjet e futbollit larg qytetit e gjithashtu duhej të fokusohej te shkolla. Për nga natyra, ajo është pak kokëfortë dhe këmbëngul aty ku mendon se ka të drejtë. E pavarësisht se familja nuk ishte dakord që ajo të vazhdonte të luante futboll, ajo nuk i dëgjoi. Madje, shpesh la edhe orët mësimore që të ndiqte stërvitjen. “Kur e morën vesh familjarët e mi, normalisht që nuk e pritën mirë, – pohon ajo. – Më thanë që nuk do të shkoja më dhe se duhet të ndiqja veçse shkollën. Kishin edhe frikë që unë të lëvizja vetëm, pasi isha e vogël. Por, unë nuk i dëgjova.” “Përkundrazi, edhe kam lënë ndonjëherë orët mësimore për të shkuar në stërvitje, – vijon Bajraktari. – Ky nuk është një model i mirë, që shoqet e mia duhet ta ndjekin, pasi shkolla dhe pasioni që ne kemi, janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra. Për rreth 3-4 muaj, babi dhe vëllezërit e mi nuk dinin gjë. Kam pasur një mbështetje shumë të madhe nga trajneri i skuadrës.” Turneu drejt Suedisë do të ishte pika e kthesës për të dhe familjen e saj. Aty jeta e Arbionës do të fillonte të kishte tjetër rrjedhë. “Kur ekipi i Malishevës, me të cilin unë luaja, do të udhëtonte drejt Suedisë për një turne, trajneri kishte shënuar edhe emrin tim në listë”, – rrëfen futbollistja. “E ka marrë tim atë dhe i ka thënë që vajza është pjesë e listës pasi ka talent dhe i ka kërkuar të më bënte dokumentet që të lëvizja me ta, – vijon ajo. – Babi ka mbetur pa fjalë, nuk e ka pritur. Por që prej asaj dite, kam pasur besimin e plotë të tij.” E pavarësisht kushteve të vështira që është rritur, numri 5 i Kombëtares kuqezi të futbollit ia ka dalë mbanë të lërë emër në çdo ekip me të cilin ka luajtur. Pa transport, stërvitje me vetëm një top, fushat e futbollit i mohoheshin sepse ishin vajza, ajo sërish ia doli. “Kushtet kanë qenë shumë të vështira në atë kohë, – kujton Arbiona. – Na kanë munguar shumë gjëra, transporti për shembull ishte shumë i vështirë.” “Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë, – vijon ajo. – Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza. Kemi pasur vetëm një top dhe kjo ka vazhduar deri kur kam ardhur tek ekipi i Kukësit. Nuk kemi pasur secila prej nesh një top dhe për këtë arsye, kemi bërë veç nxemje dhe ushtrime fizike dhe më pas direkt në lojë. Çfarë mund të bënim më tepër me një top?” Sot, kushtet janë ndryshe. Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që ka hartuar një strategji të mirëfilltë për ta zhvilluar më tej futbollin e femrave, ndaj ajo thotë: “Tani kushtet janë më të mira”. “Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën, – thekson 26-vjeçarja. – Mbështetja që po na jep edhe FSHF-ja është e madhe. Shpresoj të vazhdojnë të na mbështesin, pasi duhet thënë, mbështetja e futbollit të femrave nuk është aq e madhe kudo, jo vetëm te ne. Megjithatë, duket sikur gjërat kanë ndryshuar. Federata po na ndihmon jo vetëm me bazë materiale por edhe nga ana financiare. Kjo është një shtysë e madhe për të gjitha ne që luajmë futboll, pasi dihet që karriera në futboll nuk është shumë e gjatë”. Me Kombëtaren ka gjithashtu një histori jo si të gjitha historitë e tjera.
Vijon nesër…
|
Mimoza Hamidi, kur “thirrja e gjakut” bëhet më e fortë se gjithçka tjetër AlbanianSport.com 13/08/2021 23:00 ASNN – “Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur Read More |
Mbyllen gjysmëfinalet, për të 3-tin vit radhazi, Vllaznia & Apolonia, në finale AlbanianSport.com 11/03/2021 15:40 ASNN – Edicioni i 12-të i Kupës së Shqipërisë në futboll për femra Read More |
Rrëfimi i Armardës, nga hapat e parë, deri te thirrja në Kombëtare AlbanianSport.com 10/03/2021 17:40 ASNN – Për Amardën, futbolli nuk është thjesht një lojë. Pavarsisht Read More |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |