AlbanianSport.com 11.12.2015 15:30
ASNN – Mishel Platini nuk do të lejohet të kandidoj për postin e presidentit të FIFA-s, pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi pezullimin 90-ditor të dhënë për të dhe për Sep Blaterin nga Komisioni i Etikës pranë organizmit që qeveris futbollin botëror. Megjithatë, një vendim përfundimtar do të merret më 21 dhjetor 2015.
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka marrë një lajm shumë të keq nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi nuk mund të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s. Platini kishte apeluar në KAS, por kjo e fundit ka hedhur poshtë kërkesën e tij si të paligjshme.
Më 9 tetor, francezi është pezulluar nga detyra për 90 ditë nga Komisioni i etikës së FIFA-s, për një pagesë prej dy milion frangash zvicerane të marrë prej tij në vitin 2011 nga Blater, presidenti i FIFA-s, i cili është gjithashtu i pezulluar për këtë çështje dhe nën akuzë edhe për një numër çështjesh të tjera.
Të dy zyrtarët thonë se kjo ka qenë kompensim për një çështje konsulence që Platini ka bërë për FIFA-n gjatë viteve, 1998 dhe 2002. Francezi e pati apeluar dënimin në KAS duke shpresuar në reduktimin e dënimit të tij, por CAS-i nuk e ka marrë parasysh një gjë të tillë.
Kjo nënkupton se Mishel Platini nuk do të mund të marrë pjesë në hedhjen e shortit të Evropianit të vitit të ardhshëm, që do të mbahet të shtunën.