“CAS”-i, UEFA, “dashuria” për Platininë & “kufiri tek thana” për shqiptarët

Share Button

Platini-Duka-Prodani-Infantino

Nga Gjergj Vyshka (ASNN) 29.07.2015 22:05

ASNN – Shqipëri-Serbi më 8 tetor në “Elbasan Arena”, sepse stadiumi i Shkodrës duhet testuar në një miqësore të rëndësishme, të cilën Federata Shqiptare e Futbollit e ka premtuar që do ta gjejë dhe do ta luajë në “Loro Boriçi” në nëntor. Ky ka qenë vendimi i UEFA-s, që kështu përkthehet si “kufiri tek thana” për futbollin shqiptar, ndërsa i ka dhënë më shumë kohë qeverisë sonë për ta çuar deri në fund projektin për një stadium modern në Shkodër.

Pyetja është shumë e thjeshtë, po “Elbasan Arena” në çfarë miqësoreje luksi u testua, kur ndeshja e parë zyrtare është ajo me Danimarkën e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit? Apo atëherë ishim si “shoqe” me UEFA-n dhe Platininë. Dhe ky bllok i parë vjen veçanërisht pas vendimit të “CAS”-it, që me shumë të drejtë na ktheu 3-pikëshin me Serbinë e sot na mban në lojë jo vetëm për t’u kualifikuar direkt për në Kampionatin Evropian të Futbollit “Francë 2016”, por edhe për të qenë të tretët dhe në “play-off”.

E gjithë ky vendim i evropianëve për të luajtur me Serbinë në Elbasan, atje ku më 7 shtator 2015 do të presim dhe Portugalinë, s’është gjë tjetër, por vetëm për të mos e toleruar më futbollin shqiptar. Sepse me vendimin e “CAS”-it i ka rënë ndesh vendimeve të komisioneve të UEFA-s, që pa një e pa dy gjykuan me njëanshmëri dhe pa qëllimin e mirë për të vendosur drejtësinë. Përkthyer ndryshe, tashmë ne jemi në “thepin e pushkës” nga drejtuesit evropian, të cilët për gjënë dhe më të parëndësishme do të vënë “lupën” e “qimen do ta bëjnë tra…”

Më parë jemi gjobitur për hedhje objektesh në fushë. Pa thënë që më 2005-ën me Gjeorgjinë kemi luajtur me stadium të boshatisur në “Qemal Stafa”. Si për ironi është vendimi i korrikut për kryqin e thyer gjerman të shfaqur në stadiumin e Splitit në ndeshjen Kroaci-Itali 1-1. Kroatët, si rast të përsëritur, ndërsa edhe me axurrët kanë luajtur pa tifozë, janë ndëshkuar me minus 1 pikë, dy ndeshje pa tifozë dhe 100,000 euro gjobë.

E kur ndëshkojnë Kroacinë, e cila është kryesuese e grupit, neve nuk na kanë asgjë. Sepse tashmë e kanë hedhur hapin e parë për të na frenuar, gjë që duket se do të pasohet me të tjera masa gjithnjë nëse ndaj Portugalisë në shtator reagojmë jashtë rregullave. Dhe për UEFA-n e komisionet e saj do të jetë shumë më e lehtë që në ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë stadiumi të jetë krejtësisht i boshatisur. Dhe UEFA këtë po kërkon.

Sot vendosi stadiumin, në shtator do të presë se si do të veprojmë ne ndaj Portugalisë dhe përpara Serbisë do të vendosë sipas qejfit të vet. Sepse nuk mund të durojë që një anëtar i saj, me shumë të drejtë, pasi na takonte, të vendosë në “CAS”-in e Lozanës mbi vendimet e saj. Ne do të ishim sot paqësor me UEFA-n dhe do ta kishim marrë më rehat 3-pikëshin nëse do të kishim dalë dhe një herë në fushën e lojës në Beograd më 14 tetor, sepse serbët përsëri do të bënin “gjurulldi”.

E kur UEFA po na vë kushte që tani për 8 tetorin, po ne a do të vazhdojmë të kemi dashuri për Mishel Platininë, që sot ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president i FIFA-s më 26 shkurt 2016? Evropianët gradualisht kanë nisur të prononcohen pro tij, kurse ne… Plotësisht kundër nuk mund të dalim, por as pro me të dyja duart s’bën. Sepse është mëse e qartë që ai dhe institucioni i tij janë përsëri në krah të Serbisë.

Sot vendosen stadiumin, nesër është e sigurt se do të kërkojnë të tjera gjëra, pasi fitoren tonë në gjyqin e KAS-it nuk kanë për ta harruar lehtë. Pavarësisht se ne jemi në të drejtën tonë. Tashmë është koha për të mos qenë gjithnjë të vegjël, por ta themi dhe ta kërkojmë atë që na takon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh