CAS-i hedh poshtë apelin e Skënderbeut, i jep të drejtë UEFA-s

Share Button

AlbanianSport.com 12/07/2019 18:15

ASNN – Gjykata e Arbitrazhit sportiv lë në fuqi ndëshkimin 10-vjeçar dhe gjobën prej 1 milionë Eurosh. Kështu, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (CAS) ka rrëzuar apelimin e bërë nga klubi korçar, duke lënë në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga veprimtaritë evropiane dhe ndëshkimin me një gjobë prej 1 milionë eurosh për Skënderbeun. Megjithëse besimi në kampin korçar ishte i madh se nga Lozana mund të vinte një lajm i mirë, kjo gjë nuk ka ndodhur, teksa Skënderbeu është konfirmuar fajtor për fiksim rezultatesh.

Ekipi korçar, i cili vitet e fundit ka qenë elita e futbollit shqiptar, kishte shpresuar deri në fund që CAS-i do ti jepte të drejtë. “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme të ankimuar nga Skënderbeu, duke i qëndruar ekzekutimit të vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s në 26 Prill 2018. Skënderbeu u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara dhe është përjashtuar me 10 vjet, së bashku me një gjobë 1 milion euro. Procedura e Arbitrazhit ndërkohë është në proces dhe nuk është vendosur një seancë për dëgjimin” bëhet e ditur në komunikatën e “CAS”-it.

Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim. Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale të Zvicerës. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili disa javë më parë shprehej: “Nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës”. Ndërkaq burime pranë FSHF kanë bërë të ditur për RTSH se janë në pritje të zbardhjes përfundimtare të vendimit të CAS, përpara se të reagojnë rreth vendimit.

Sa për histori raporti i hartuar nga inspektorët e UEFA-s për ndeshjet e manipuluara nga Skënderbeu përfshin mbi 50 takime të ekipit korçar, por duket se më shumë rëndësi kanë marrë disa prej ndeshjeve të kupave evropiane. Nga këto, 4 janë cilësuar nga komisioni si më me shumë prova që kanë rënduar fatet e klubit korçar duke çuar në këtë dënim të rëndë. Bëhet fjalë për Crusaders-Skënderbeu, Dinamo e Zagrebit-Skënderbeu, Sporting e Lisbonës-Skënderbeu si dhe Skënderbeu-Lokomotiva e Moskës.

Skënderbeu akuzohet se i ka manipuluar ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme që u ekzekutua në një menyrë shumë të organizuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh