Canaj: Ja kampionati i këtij sezoni sipas meje, dua të drejtoj Dinamon

Share Button

Agim-Canaj-Dinamo

Adriatik Balla 18.05.2015 13:20

Futbolli ynë ka problemet e veta serioze dhe ai ka ndjekur të njëjtën kurbë që ka pasur shoqëria jonë në tërësi këto 25 vjet, ku qartazi evidentohet mungesa e organizimit, infrastrukturës dhe investimeve afatgjata, shoqëruar me një dembelizëm dhe parazitizëm në rang institucionesh sportive dhe mjerim në fushën e trajningut dhe kërkimit shkencor.

Ndërkohë, edhe pse në media flitet shpesh se ky kampionat është më i forti dhe më i bukuri i këtyre viteve, ka shumë syresh, madje trajnerë e specialisë, që dinë të bëjnë dallimin, të cilët mendojnë të kundërtën, ose të paktën dinë të nxjerrin në pah mangësitë, për të na kujtuar se jo çdo qëndrim që mban federata dhe një pjesë e klubeve është i vërtetë.

Meqë ndodhemi në fund të garës, llogaritë kanë nisur të bëhen, për më tepër që kjo javë është vendimtare për skuadrat që synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Kështu mendon dhe ish-futbollisti i përfaqësueses dhe trajneri i disa skuadrave në Superiore, Agim Canaj. Kuptohet që fjalët e mira të Canajt shkon në veçanti për Skënderbeun.

Sipas tij, korçarët ishin ekipi që bindi më shumë këtë sezon, pa harruar Kukësin dhe Laçin që i përshkroi si skuadra që bënë një garë interesante. Cana analizon me hollësi edhe detajet, ka vërejtjet e tij për shumë gjëra në kampionat, si dhe ndalet në një vështrim jo përciptazi mbi Kombëtaren dhe pritshmëritë e saj.

Në vijim, AlbanianSport.com ju sjell pjesën e parë të intervistës që ish-futbollisti i përfaqësueses dhe trajneri Agim Canaj, ka dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”. Ndërsa nesër do të vijiojë pjesa e dytë.

 

 

– Kampionatit po i vjen fundi. Herën e fundit që folëm bashkë, ju nuk pranuat të jepnit një parashikim për titullin, duke pretenduar se ka disa skuadra pretendente. Por kjo enigmë është zgjidhur, por jo për skuadrat që duan Ligën e Evropës. Cila skuadër mendoni se ka më shumë shanse ta realizojë këtë objektiv?

– Objektivi madhor për çdo skuadër që luan në elitë është të fitojë titullin “kampion”. Këtë objektiv e kishin disa skuadra, por në fund është Skënderbeu që e ka arritur. Për Tiranën kalendari në këtë fazë ka qenë i vështirë dhe tani në fund e penalizoi. Duhet pranuar se Tirana ka probleme. Edhe gjatë garës ajo nuk pati ekuilibrin e duhur. Pati një kontingjent të mirë, por atje ka shumë presion, sepse kërkohet trofe dhe kur nuk e realizon je vazhdimisht nën presion dhe këtë e vuajti, siç e pamë, edhe vetë stafi. Por kampionati ka ende ç’të dhurojë për ekipet që synojnë Ligën e Evropës. Pastaj pritet të luhet Kupa e Shqipërisë, për të parë se si do të vijnë gjërat.

 

 

– Po lëmë jashtë vëmendjes dhe Laçin, i cili ka gjithashtu pretendime si finalist i Kupës. Mos vallë Laçi nuk ka shanse?

– Po ta kapësh për një ndeshje, Laçi është skuadër më e mirë se sa Kukësi. Finalja për të dyja do të jetë shumë e vështirë. Kuptohet që laçjanët kanë shanset e tyre dhe për të dyja skuadrat shanset janë 50:50. Në këndvështrimin tim, Laçi është skuadër që qëndron moralisht më lart se rivalët e tjerë. Krejt e kundërta ndodh tek Kukësi, ku ana psikologjike është pikë e dobët e tyre.

 

 

– Nëse do të flisnim vetëm për repartet, fjala vjen mbrojtja, cilën skuadër do të veçonit që ka mbrojtjen më të mirë?

– Kjo nuk qëndron, sepse ecuria e një reparti varet nga loja që zhvillon skuadra si një e tërë. Pra duhet parë në tërësi funksionimi i një ekipi. Nga mënyra e organizimit dhe e funksionimit, Skënderbeu është sipas mendimit tim skuadra që ka befasuar. Edhe në ditë të vështira arrin të menaxhojë garën. Jo rastësisht është ekipi më i stabilizuar.

 

 

– Nëse do të evidentosh disa lojtarë që kanë bërë diferencë gjatë këtij kampionati, kë do të veçonit?

– Ka disa lojtarë në skuadra të ndryshme që kanë meritë të veçantë. Për shembull unë dua të veçoj skuadrën e Skënderbeut, sidomos me kapitenin Shkëmbi. Po tek kjo skuadër ka bërë diferencë portieri Shehi, mesfushori Lilaj, mbrojtësit Arapi e Vangjeli, që duhen veçuar për merita këtë sezon. Te Partizani dua të veçoj serbin Raçiç, mbrojtësin Rrahmani, por edhe portierin Hoxha dhe të riun Batha. Te Kukësi diferencën e ka bërë Pejiç, një lojtar i afirmuar tashmë në kampionatin tonë, por për mendimin tim ka spikatur edhe Malota, Smajli, Dushku dhe portieri Halilaj. Tirana është skuadër me luhatje të mëdha, por në pikëpamjen time Ndikumana është lojtar i veçantë, por ashtu dhe Karabeci. Më ka pëlqyer, gjithashtu, edhe sulmuesi Morina, i cili duhet të kishte më shumë hapësirë, sepse është një lojtar me shumë të ardhme. Për mendimin tim edhe portieri Frashëri ka çfarë të japë në të ardhmen. Dua të flas fjalë të mira dhe për grupin që ka Laçi. Ata morën 5-6 lojtarë nga Ballshi, si për shembull, Xhejmsin, dhe Laçi ka një bosht shumë të mirë lojtarësh.

 

 

– Meqë jemi në fund të sezonit dhe disa ekipe do të zgjedhin stafe të reja, si Tirana, Kukësi, Laçi e ndoshta dhe Flamurtari, nëse do të merrnit ofertë, cilën prej tyre do të zgjidhnit?

– Unë kam dëshirë të drejtoj Dinamon nëse ajo mendon të investojë për të ardhmen. Kjo skuadër i mungon futbollit shqiptar dhe me Dinamon do të rritej cilësia. Në fakt, unë kam punuar në disa ekipe, që kishin objektiva të ndryshëm, por besoj jam në një fazë pjekurie. Mund të drejtoja çdo skuadër në kampionat, madje mund të veçoja Flamurtarin, ngaqë jam vlonjat. Të shohim si do të rrjedhin gjërat.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh