Nga Gjergj Vyshka 27.10.2016 15:15
Së pari, ndoshta duhet të ishte shmangur prania e gjyqtarit Sajmir Tafilicës në ndeshjen e djeshme Partizani-Apolonia, sepse e para në tre ndeshje të Partizanit, duke llogaritur dhe Kupën, ka qenë në dy i pranishëm e së dyti vetëm të premten e kishte ndëshkuar trajnerin e Apolonisë, Odise Profka, me gabim teknik në ndeshjen me Tirana Eagles Basket.
Sigurisht që nuk ka qenë fort e lehtë shtrëngimi i duarve me trajnerin fierak, që në një farë mënyre është risqaruar dhe një herë për atë vendim të së premtes së kaluar. E në një farë mënyre Tafilica, ndonëse ka gjykuar në mënyrë korrekte si ai, ashtu dhe Gilbert Hoxha, një gjyqtar që vjen në rritje të vazhdueshme nga ndeshja në ndeshje, ka qenë në një farë presioni në vendimet e tij.
Së dyti ngatërresa në ngjyra teksa Partizani ka luajtur kuq e bardhë dhe Apolonia bardhejeshil e si të tilla kur bashkoheshin në një të vetëm lojtarët ngjyrat dukeshin njësoj. Vërejtje që ishin të dukshme dhe duhet të ishin shmangur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, por që për fat, të paktën në dy ndeshjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, nuk pati asnjë problem.