AlbanianSport.com 11.09.2016 10:45
ASNN – Bylisi e zhvilloi ndeshjen e kontrollit dje paradite dhe ka ndjekur një rrugë të tillë në mënyrë që skuadra pas ngarkesave dhe stërvitjes intensive të lihej pushim, jo vetëm dje pasdite, por edhe sot për t’u rikthyer sërish në fushë nesër.
Ballshiotët, të cilët tashmë kanë një staf të plotësuar, por mbi të gjitha një skuadër të konsoliduar, janë gati për garën e sezonit të ri. Grupi i Jugut, ku Bylisi bën pjesë, ka konkurrencë shumë të fortë, por ballshiotët janë të bindur se do t’ia dalin.
Ata bazohen jo vetëm te puna e mirë në merkato, por mbi gjithçka është ruajtja e grupit falë strategjisë së presidencës. Jo vetëm kaq, por edhe në merkato, Bylisi ka afruar kualitete dhe lojtarë që të bëjnë diferencën në garë,
Bylisi ka zgjidhur edhe çështjen e portës. Vlonjati Klodian Xhelilaj që ka luajtur me Flamurtari, Apoloninë e Kukësin është zyrtarizuar dje në Ballsh. Lajmin për mediat sportive të ditës e ka konfirmuar presidenca ballshiote.