AlbanianSport.com 30/01/2020 18:25
ASNN – Në atë që ishte çifti i fundit i turit të 16-shes, Bylisi e fitoi sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë me Laçin. Përballja e zhvilluar në Ballsh u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendase. Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e tjera të turit të dytë eliminator, ku ra në sy humbja 3-0 e Partizanit në fushën e Besëlidhjes. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 Shkurt nga do të mësohen edhe përballjet çerekfinale.
Kështu, Bylisi ka hedhur një hap para për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Laçin me rezultatin e pastër 2-0. Ballshiotët dominuan dhe falë golave të Shkallës dhe Ndrecës ia dolën të triumfojnë. Sigurisht akoma nuk ka mbaruar asgjë, pasi janë edhe 90 minuta për t’u zhvilluar, por Bylisi është favorit për të kaluar më tej.