AlbanianSport.com 12.09.2016 07:55
ASNN – Ballshiotët e këtij sezoni janë skuadra për t’u mundur në Grupin e Jugut aty ku bëjnë pjesë edhe shumë ekipe me traditë, por që kanë lëvizur në merkato. Bylisi pësoi ndryshime nga stafi e deri në sulm.
Ballshiotët kanë ruajtur thuajse 80% të grupit të edicionit të shkuar, ndërsa në merkato kanë konsoliduar të gjitha repartet duke afruar lojtarë nga ekipe të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Bylisi, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, do sot të dalë në stërvitje dhe stafi me në krye trajnerin e ri synojnë elitën. Ballshiotët janë skuadra më e organizuar, i kanë nisur përgatitjet herët, madje kanë zhvilluar edhe disa miqësore me skuadra të Superiores.
Bylisi i Ahmatajt duket gati për sezonin e ri, një kampionat ku ballshiotët ia kanë marrë dorën, por edhe kanë treguar se di si ta udhëheqë garën dhe të kërkojë suksesin. Siç edhe ka përmendur trajneri Ahmataj, duke folur për shtypin sportiv, janë edhe shumë rivalë. Megjithatë Bylisi i së Parës është ndryshe dhe ka treguar se di t’ia dalë.