Bylisi / Kapllanaj: Kjo skuadër është për në Kategorinë Superiore

Share Button

E-Hena-Sportive

Gjergj Vyshka 04.03.2015 14:00

Agron Kapllanaj, presidenti i Bylisit, i ftuar në emisionin sportiv të Televizionit Shqiptar “E hëna sportive”, të drejtuar nga gazetari i mirënjohur, Eno Skarço, ka deklaruar se skuadra ballshiote është ndërtuar për të qenë në Kategorinë Superiore. Sidomos kjo bindje është shtuar pas fitores në Pezë-Helmës ndaj Dinamos me rezultatin 1-2. “Familja jonë, – ka thënë Kapllanaj, – e ka në zemër Bylisin dhe duam që ajo zonë, pra Mallakastra, të vazhdojë të ketë emër edhe për shumë vite të tjera në futbollin shqiptar. Besoj se do t’ia dalë mbanë kjo skuadër, e cila ka një drejtim serioz dhe ka financa të garantuara.”

“Ne kemi 9 vite që investojmë për Bylisin, – ka vijuar ai. – Pavarësisht se kemi 75 % të aksioneve, pothuajse investojmë qind për qind në skuadër, sepse buxheti i Bashkisë nuk është i mjaftueshëm që të na ndihmojë për të ecur përpara. Ne nuk e kemi lënë skuadrën në mëshirë të fatit. Do ta menaxhojmë dhe do ta çojmë atje ku e meriton.” Duke vazhduar më tej, presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj, do të deklaronte se kanë pasur ndërmend që ta shisnin skuadrën. “Kemi pasur dilemë për të vazhduar investimet në skuadër, sepse ata na janë përdhosur, – ka rrëfyer ai. – Nuk ka pasur respekt askush për investimin tonë prej 8 vjetësh.”

“Dhe kështu menduam që ta lëshonim skuadrën, – ka theksuar Kapllanaj. – Por kur pamë që askush nuk po afrohej, atëherë e ringritëm dhe një herë Bylisin. Lojtarë si Teqja, apo Sefa na kanë borxhe dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk po merr masat e duhura ndaj tyre. Lojtarët e përmendur nuk duhet të luanin, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Kemi vendosur që të menaxhojmë skuadrën në një kohë që nuk premtonte për të riorganizuar skuadrën. Dhe në pjesën e parë të sezonit kemi arritur rezultate të mira.”

“Me hapjen e tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër, duke parë dhe pozicionin premtues në renditje, ne investuam duke afruar 8-9 lojtarë cilësor. Dhe ne besojmë që do të jemi në Superiore”, – ka përfunduar Kapllanaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh