AlbanianSport.com 10.09.2016 11:05
ASNN – Mallakastriotët “godasin” në merkato duke synuar të ndërtojnë një ekip dinjitoz për sezonin e ri. Bylisi i sezonit të ardhshëm synon të ngjasojë me një skuadër të Kategorisë Superiore. Mallakastriotët jo vetëm që kanë ruajtur titullarët e sezonit të shkuar, por kanë bërë edhe disa afrime solide.
Por dje presidenti Besnik Kapllanaj ka bërë edhe një afrim të bujshëm në stol. Julian Ahmataj ish-mëngjërashi i spikatur në Kategorinë Superiore me disa skuadra, pas 17 viteve rikthehet në Ballsh. Por jo më si lojtar, këtë herë si trajner. Ahmataj ka marrë përsipër që të jetë ai “timonieri” i ri i mallakastriotëve.
“Timonier” në projektin e tyre të nisur për rikthimin në elitë, por edhe në ristrukturim të moshave totalisht, atje ku synohet që të vazhdohen të shiten talente siç ka ndodhur edhe me Olainkan e Hoxhajn së fundmi. Ahmataj dje ka nënshkruar kontratën me presidencën ballshiote me synimin që të rikthejnë Bylisin në elitë, madje bashkëpunimi të vazhdojë edhe më gjatë.