AlbanianSport.com 31.01.2015 14:15
ASNN – Bylis nuk po di të ndalet në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Sepse tashmë i ka bërë shtatë të ardhurit në këtë skuadër. Pas Ledian Liçajt, Brunild Pepajt, Erjon Xhafës, Ledjon Muçajt, Lorenc Shehajt dhe Arbër Dhramit, pjesë e ballshiotëve është bërë dhe Rofrenc Nelaj.
Bëhet fjalë për sulmuesin vlonjat që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Luftëtarin. Por ballshiotët, edhe pse deri tani kanë afruar thuajse një formacion, kanë premtuar se nuk do të ndalen këtu. Sepse deri më 2 shkurt, kohë në të cilën mbyllet tregu i lëvizjeve të futbollistëve për dimrin, priten dhe të tjera përforcime.
Në të tilla kushte, Bylisi premton dhe kërkon të ngjitet në Superiore. Bylisi tashmë ka konfirmuar dhe miqësoren e fundit të periudhës përgatitore, të shtunën në Peqin ndaj Shkumbinit vendës.