AlbanianSport.com 11.01.2015 12:35
Bylisi e ka nisur vitin 2015 me një barazim në miqësoren ndaj Apolonisë së Kategorisë Superiore, në një ndeshje të luajtur dje në mesditë në Fier. Të dy skuadrat kanë qenë në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira.
Madje ballshiotët e trajnerit Roland Nenaj e kanë bërë këtë miqësore të parë të periudhës përgatitore dimërore edhe për të provuar një pjesë të lojtarëve që ende i kanë në provë.
Deri më 7 shkurt, kohë në të cilën nis pjesa e dytë e kampionatit teksa do të presë në Ballsh Luftëtarin, Bylisi parashikon dhe të tjera miqësore. Fierakët kanë kaluar në epërsi që në minutën e 3-të, me anë të Rakoviçit.
Por pas 17 minutash për Bylisin ka barazuar Shehaj. Në pjesën e dytë janë bërë shumë zëvendësime, të cilat duket se kanë ulur dhe cilësinë e lojës, e në përfundim gjithçka është mbyllur në barazim 1-1 mes Apolonisë e Bylisit në miqësoren e luajtur dje në Fier.
Apolonia – Bylis 1-1
Shënues: Rakoviç 3’ / Shehaj 20’