AlbanianSport.com 05.02.2016 16:15
ASNN – Ballshiotët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Adnand Zildzoviç i cili nuk e ka ulur tempin e punës. Bylisi të shtunën do të presë në fushën e vet Tërbunin një kundërshtar që po vlerësohet nga ballshiotët.
Bylisi synon vetëm tri pikët ndaj pukjanëve. Ballshiotët e nisën me humbje Vitin 2016 duke u mposhtur 3-0 ndaj Kukësit. Tashmë synohet kthesa dhe është shansi më i mirë duke qenë se skuadra luan në stadiumin e vet.
Trajneri i skuadrës ballshiote, Adnand Zildzoviç e ka nisur punën te Bylisi me pasion, ndërsa ai krahas seancave stërvitore punon me grupin edhe psikologjikisht. Madje, në momente të caktuara, trajnerin e gjen edhe duke studiuar lojtarët dhe ekipet kundërshtare.