AlbanianSport.com 17.10.2014 14:35
ASNN – Bylisi ndeshjen e radhës do ta luajë në fushën e vet ndaj Dinamos. Por duket se do të jetë me mungesa dhe pa tifozë, teksa këta të fundit do të mungojnë për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës pas ndeshjes me Sopotin.
Sa i përket mungesave nuk do të jenë përballë Dinamos, Julian Prifti dhe Ergys Kuçi. Prifti është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Tomorit në Berat, kurse Kuçi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë.
Por për fatin e mirë të trajnerit Roland Nenaj kthehet pas skualifikimit Lorenco Metaj, ndërsa tekniku i ballshotëve duhet të bëjë llogaritë pa Priftin e Kuçin në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit të Kategorisë së Parë, Grupi i Jugut.