AlbanianSport.com 08.09.2016 13:35
ASNN – Bylisi zyrtarizon një sulmues mjaft cilësor që vjen nga Amerika dhe nga skuadra e Los Anxhelos Galaksi B, atje ku ka qenë titullar dhe golashënuesi kryesor i kësaj skuadre. Lojtari quhet Travis Bouen dhe është 27 vjeç.
Ai është federuar disa ditë më parë, ndërsa duhet theksuar se bashkë me Roberton, sulmuesin tjetër brazilian, do të përbëjnë repartin sulmues të mallakastriotëve në sezonin e ardhshëm.
Të dy lojtarët kanë luajtur në disa miqësore si ato me Flamurtarin, Orikumin, por edhe me Luftëtarin dhe kanë treguar nivel mjaft të mirë. Të dy sulmuesit pritet që në sezonin e ri të udhëheqin mallakastriotët në betejën për t’u rikthyer në elitë.