AlbanianSport.com 13.08.2015 08:55
ASNN – Dje është luajtur edhe miqësorja mes Bylisit dhe Pogradecit, që është fituar minimalisht nga ballshiotët.
Bylisi, i drejtuar nga Agim Canaj po zhvillon fazën përgatitore në qytetin buzë liqenit, dhe kjo është miqësorja e dytë me ekipin e drejtuar nga Stojku.
Në ndeshjen e parë skuadrat barazuan 2-2, teksa këtë radhë ekipi ballshiot ka fituar me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja ishte mjaft e fortë, gjë që te cilën e tregon edhe rezultati, pavarësisht se të dy ekipet aktivizuan shumë lojtarë të ardhur në merkato.