AlbanianSport.com 03/07/2020 23:55
ASNN – Është shndërruar në temën kryesore të diskutimeve në media dhe në rrjetet sociale dhe ka ardhur ndërkohë edhe reagimi zyrtar i organizmit që qeveris futbollin në vend. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim”, – thuhet në një njoftim të FSHF-së, të publikuar në faqen e saj zyrtare në Internet.
“Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimmarrje, në rast se do të ketë prova, – vijon njoftimi në fjalë. – Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.