AlbanianSport.com 21.04.2016 16:50
ASNN – Tifozeria ballshiote po organizohet për të qenë e shumtë në sfidën me Laçin. Ballshiotët e kanë një finale dhe kërkojnë me patjetër tri pikët, të cilat do t’i mbanin në “vallen” e ekipeve që duan mbijetesën.
“Bylinët”, por edhe shoqata “Miqtë e Bylisit”, ka premtuar se do të ketë një mbështetje maksimale për skuadrën dhe në stadium do të jetë një pjesëmarrje shumë e madhe si asnjëherë në tri vitet e fundit.
Ndërkohë, ballshiotët ende nuk e kanë e kanë rimarrë veten nga mungesat. Në ndeshjen me Laçin në Ballsh nuk do të jetë gati mesfushori Flamur Tairi, që ka plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë.