AlbanianSport.com 26/10/2021 18:55
ASNN – Tek Milani rikthehet edhe Brahim Diaz, ashtu si Teo Hernandez. 11 ditë pas rezultimit të tij pozitiv me “Covid-19”, futbollisti spanjoll ka rezultuar negativ pas kryerjes së tamponit të martën. 22-vjeçari rezultoi pozitiv në 15 tetor 2021. Mesfushori spanjoll e nisi mjaft mirë sezonin, me 4 gola dhe 2 pasime të sakta në 9 ndeshje.
Por virusi korona nuk e lejoi të luante kundër Veronës, Bolonjës në kampionat dhe Portos në Ligën e Kampioneve. Një lajm i mirë ky për trajnerin Pioli, që do t’i ketë të dy lojtarët të gatshëm për ndeshjen e së dielës, kundër Romës në Serinë A të kampionatin italian të futbollit. Menjëherë pas bërjes së tamponit, Brahim Diaz ka mbërritur në “Milanelo”, për të rinisur stërvitjen me shokët e tjerë të skuadrës.
Aty ka gjetur edhe Teo Hernandez dhe kanë postuar një foto sëbashku në rrjetet sociale me mbishkrimin: Jemi rikthyer”. Tani në infermierinë e kuqezinjve në “Milanelo” vazhdojnë të qëndrojnë Plicari, Florenci, Mainjan, Mesias, Rebiç dhe Kastijeho.